Ushtrimet fizike dhe këshillat që duhet t’i ndiqni për ta djegur dhjamin në bark

Life style

Ushtrimet fizike dhe këshillat që duhet t’i ndiqni për ta djegur dhjamin në bark

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:53
Ilustrim

Reduktimi i sasisë së yndyrës në trupin tonë mund të jetë një qëllim sfidues, ndërkaq shtimi i yndyrës shpeshherë mund të jetë detyrë e vështirë për t’u kontrolluar.

Edhe me një dietë të shëndetshme, ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme për ta djegur dhe eliminuar yndyrën.

Yndyra e brendshme në zonën abdominale e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të tipit 2 të diabetit dhe të shumë problemeve tjera shëndetësore.

Andaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa këshilla se si ta shpejtoni djegien e yndyrës në zonën e barkut, e gjithashtu edhe disa ushtrime fizike që ju ndihmojnë në këtë proces.

Këshillat:

– Konsumoni ushqime të pasura me fibra të tretshëm
– Shmangni alkoolin
– Zvogëloni nivelet e stresit
– Shmangni konsumimin e ushqimeve me sheqer
– Kufizoni sasinë e karbohidrateve që i konsumoni, e posaçërisht karbohidratet e rafinuara
– Sigurohuni të bëni gjumë të mirë çdo natë
– Konsumoni më shumë peshk
– Shmangni ushqimet trans-yndyrore
– Konsumoni uthull molle
– Sigurohuni se dieta juaj është e pasur me proteinë
– Shmangni pijet freskuese dhe ato me sheqer artificial
– Pini çaj të gjelbër gjatë ditës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat