Tri pjesë rrobash të cilat gjithmonë është mirë t’i blini me një numër më të madh

Life style

Tri pjesë rrobash të cilat gjithmonë është mirë t’i blini me një numër më të madh

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Edhe pse i duam dhe i vlerësojmë elegancën dhe pjesët e rrobave të cilat na rrinë perfekt, duhet patjetër të kujdesemi edhe për atë që ndihemi mirë kur i veshim ato

Fatmirësisht, disa pjesë vërtet duken më të bukura kur janë për një numër më të mëdha nga numri i zakonshëm juaji.

Materialet nga leshi dhe pambuku shpesh zvogëlohen me rastin e larjes, andaj për çdo rast është mirë të blihen modele më të gjera të cilat me kalimin e kohës do t’ju rrinë gjithnjë e më mirë dhe më bukur.

Sado që të jeni shtatgjatë, me këto këshilla mode do të dukeni më e bukur dhe më e gjatë. Prandaj këto tri pjesë rrobash GJITHMONË blini një numër më të madh.

 

Trikot e leshta

Pa marrë parasysh se a do të blini fustan-triko apo xhemper nga leshi, gjithmonë zgjidhni një numër më të madh dhe do ta keni të qartë arsyen – duken aq mirë, moderne, por, para së gjithash, të rehatshme.

 

Këmishët

Rregulla e artë: gjithmonë blini një numër më të madh sesa një numër më të vogël. Këmishët e bardha të tejdukshme duken shumë më elegante kur nuk janë të puthitura për trupi dhe këtë shumë mirë e di edhe Angelina Jolie, e cila i bart kurdo që i jepet rasti.

 

Fanellat me mëngë të shkurtra

Nuk është keq të keni edhe fanella të ngushta, mirëpo do të lini përshtypje shumë më të bukur me një veshje të gjerë të huazuar nga dollapi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat