Nuk zgjoheni dot në mëngjes? “Fajin” e ka koeficineti i inteligjencës tuaj

Life style

Nuk zgjoheni dot në mëngjes? “Fajin” e ka koeficineti i inteligjencës tuaj

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Zgjimi në orët e para të mëngjesit për shumë nga ne është një problem më vete, ndërsa për shumë të tjerë është diçka lehtësisht e përballueshme.

Nëse bëni pjesë tek grupi i parë, atëherë ka një lajm të mirë për ju.

Sipas psikologut britanik, Satoshi Kanazawa, personat që kanë vështirësi për t’u zgjuar kanë IQ (koeficient inteligjence) më të lartë se sa ata që zgjohen menjëherë në mëngjes. Kjo pasi orët e gjumit, nuk varen aspak nga ora në të cilën flemë, por varen nga ora biologjike e trupit tonë.

Cikli biologjik i gjumit ndryshon në njerëz të ndryshëm. Në fakt ky cikël varet nga sasia e dritës si dhe nga mungesa e saj.

Përshembull, njerëzit që zgjohen herët, pa asnjë problem në mëngjes kanë një orë biologjike shumë të qartë. Nga ana tjetër personat që kanë vështirësi në zgjim e kanë hemisferën e djathtë të trurit më të zhvilluar, ndaj dhe ora e tyre biologjike nuk mund të diktohet, kështu që procsi i zgjimit në mëngjes është diçka tepër e vështirë për ta.

Pra, nëse miqtë apo familjarët ankohen për gjumin tuaj “të tepruar”, ju ku e keni përgjigjen që duhet t’ju jepni.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat