Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Life style

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

A ju ka ndodhur ndonjëherë që rrobat e lara të kenë aromë të pakëndshme, edhe pse keni përdorur zbutës me aromë të fortë?

Fajtori më i shpeshtë është goma brenda rrobalarëses e cila shpejt mbledh aroma të pakëndshme, të cilat ngjajnë me mykun.

Për të penguar dukuritë e ngjashme të pakëndshme, bëni recetën shtëpiake si mjet për pastrim dhe aroma e pakëndshme do të zhduket.

Ju nevojiten:

– mjete të lëngshme për pastrim (ajo e cila përmban klor),
– sfungjeri,
– dorezat,
– 25 gramë limontoz.

Procedura:

Hapi i parë në luftë me mykun është pastrimi me leckë letre të zakonshme i brendësisë së rrobalarëses në mënyrë që të eliminoni ndotjet e grumbulluara.

Pastaj qitni në gomë cilindo mjet për pastrim, nëpër gjithë sipërfaqen, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Mbyllni derën e rrobalarëses dhe lëreni të qëndrojë dy orë.

Pas kësaj kohe, aktivizoni rrobalarësen në programin “shpëlarje”, që të eliminohet mjeti i pastrimit.

Pastaj në kutinë e detergjentit qitni limontoz, aktivizoni rrobalarësen në temperaturën më të lartë.

Përsëriteni këtë procedurë sipas nevojës (më së miri një herë në muaj) dhe përfundimisht do ta eliminoni mykun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat