Kim Kardashian ka konstatuar: Stili i flokëve i cili do të jetë më i kërkuari këtë pranverë

Life style

Kim Kardashian ka konstatuar: Stili i flokëve i cili do të jetë më i kërkuari këtë pranverë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:36
Kim Kardashian

Nëse Kim e ka provuar, na besoni, ky stil do të kërkohet në çdo sallon

Një ndër surprizat më të mëdha të vitit është trendi i të ashtuquajturave balluke (të shkurtra).

Kim në fotografitë e reja promovuese për brendin e vet të bukurisë KKW, të cilin e ka publikuar në Instagram ka balluke të rrafshëta dhe të dendura të cilat mezi prekin linjën e sipërme të vetullave.

Fotografitë janë reklamë për linjën e saj të re të buzëkuqve, andaj dyshojmë që balluket janë të vërteta, mirëpo adhuruesit e Kimit megjithatë janë të ngazëllyer me transformimin e saj.

Mirëpo, duke pasur parasysh sasinë e pëlqimeve dhe komplimenteve të cilat i ka marrë me fotografi, do të mund të mendojnë seriozisht për stil të këtillë të flokëve.

Floktarët botërorë kanë votuar ngjyrën më të dëshiruar të flokëve për këtë vit, ndërkaq disa ndër damat e famshme ka kohë që e kanë provuar.

Sido që të jetë, tani e kemi shumë më lehtë të besojmë që balluket e shkurtra sivjet do të jenë një ndër trendët kryesorë të bukurisë, sepse nëse ndokush mund t’i bindë femrat masivisht në ndonjë trend të guximshëm, ajo përfundimisht është Kim Kardashian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat