Tri receta për pastrim të tenxheres së shkrumbuar

Life style

Tri receta për pastrim të tenxheres së shkrumbuar

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:09
Ilustrim

U ndodh të gjithëve, besoni! Edhe kuzhiniereve më të mira të cilat me dhjetëra vite kanë dekorata dhe mirënjohje për shkathtësi në kuzhinë u ndodh t’u shkrumbohet tenxherja dhe detyrohen që të merren në mënyrë të veçantë me pastrimin e saj

Gjella e shkrumbuar është ankth nga i cili çdo amvise tri herë u ngrihen flokët.

Herën e parë, natyrisht, për shkak se më së shpeshti detyrohen ta hedhin poshtë gjellën, të dytën derisa mendon se me cilën gjellë ta kompensojë në tryezë.

Të tretën dhe që është momenti më i keq, ankthi vjen gjatë pastrimit të tenxheres.

Me këto këshilla, shpresojmë që ankthi juaj të jetë më i vogël:

1. Qitni në fund të tenxheres sodë bikarbonati dhe qitni mbi të ujë të valuar.

Lëreni të ftohet dhe pastaj lajeni në mënyrën e zakonshme me detergjent dhe me ujë të nxehtë.

2. Qitni në tenxhere pak ujë dhe uthull alkooli, lëreni të vlojë në zjarr të ulët afërsisht dy minuta dhe shtoni disa lugë sode bikarbonati.

Jini të kujdesshëm! Përzierja do të krijojë shkumë shumë shpejt. Kur të ftohet, lajeni tenxheren.

3. Spërkatni në fund të tenxheres mjetin për pastrim të furrës së shporetit, lëreni të veprojë dhe pastaj lajeni në mënyrën e zakonshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat