Çfarë t’i blini atij për Shën Valentin, bazuar nga ajo se sa gjatë jeni bashkë

Life style

Çfarë t’i blini atij për Shën Valentin, bazuar nga ajo se sa gjatë jeni bashkë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Ilustrim

Urime! Këtë vit keni të dashur për fsetën e Shën Valentinit – që do të thotë se në vend se ta shijoni çokollatën që jua ka blerë nëna, tani duhet të stresoheni se çfarë t’i blini partnerit.

Telegrafi më poshtë ju sjell listën me disa ide të mahnitshme se çfarë mund t’i blini atij, varësisht nga ajo se sa gjatë jeni bashkë.

Nëse jeni bashkë më pak se 3 muaj

Nuk ka kaluar kohë e gjatë prej se jeni bërë bashkë, andaj edhe mund të mos i blini gjë, por nuk duhet të rrezikoni të mbeteni në pozitë të papërshtatshme nëse ai ju mbush me dhurata dhe ju i keni duart bosh. Në vend të kësaj, zgjedhni diçka klasike. Mund t’ia blini shishen e preferuar të alkoolit, t’ia paguani një muaj abonimin në Netflix ose një libër. Dhe, normalisht se nuk është Shën Valentin nëse nuk i blini çokollatë.

Nëse kanë kaluar 6 muaj prej se jeni bashkë

Jeni bashkë qe një gjysmë viti, prandaj mund të liroheni më shumë në dhuratë. Mund të bëni shaka për gishtat e mëdhenj të këmbës, ose diçka që i duket interesant atij. Është periudhë e përsosur për t’i blerë një dhuratë më ndryshe, ose thjesht një bluzë të mirë.

Nëse kanë kaluar 9 muaj prej se jeni bashkë

Tani është koha më e mirë për të shpenzuar më shumë para për të sesa më herët. Nëse i pëlqejnë këpucët apo atletet, me siguri se do t’i adhurojë një palë të reja. Një kuletë e re është gjithashtu ide klasike.

Nëse kanë kaluar 1 vit prej se jeni bashkë

Shanset janë se veçse i keni dhuruar atij dhurata për ngjarje të ndryshme dhe idetë kanë filluar t’iu harxhohen. Është koha të bëheni më kreative. Blini një dhuratë që mund ta shijoni të dy – bileta për një lojë futbolli apo për një biletë. Mund të jetë edhe koha që ai ta ndërrojë orën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat