Top tri gjërat më budallaqe në të cilat të rinjtë i shpenzojnë paratë

Life style

Top tri gjërat më budallaqe në të cilat të rinjtë i shpenzojnë paratë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Nuk është ndonjë sekret se mijëvjeçarët (personat mes moshës 22 dhe 36 vjet) janë në borxh. Në borxh të madh.

Mesatarisht një amerikan i kësaj moshe është në borxh rreth 42,000 dollarë, dhe shumica e kësaj shume nuk ka të bëjë me kreditë e studimeve – por kryesisht shpenzime me kredit kartelë.

Borxhet e kredit kartelës në Amerikë e kanë kaluar vlerën prej 1 trilion dollarëve në vitin 2017. Dhe me kostot e jetesës që vazhdojnë të rriten, borxhi vetëm sa po thellohet.

Sa shpesh jeni ankuar te ndonjë shok – me shaka apo njëmend – se jeni të varfër?

Këtë e bëjnë shumica e të rinjve, megjithëse statistikat tregojnë se mijëvjeçarët janë ata të cilët vazhdimisht shpenzojnë para në gjëra që duhet shmangur.

Ekspertët financiarë tregojnë tri gjërat më budallaqe në të cilat mijëvjeçarët i shpenzojnë paratë.

1: Për kafe që ka çmimin 4 dollarë

“4 dollarë një kafe. Jashtëzakonisht gjë budallaqe”, thotë Kevin O’Leary, kryetar i ETF.

“Shikoni, e di se do të marr shumë mesazhe urrejtje nga brendet e kafeve, por kafja kushton 18 centë për ta bërë vet. Derisa të keni kursime dhe t’i keni shlyer borxhet, mos blini kafe të shtrenjtë. Jua ndaloj këtë”, ka shpjeguar ai.

Aplikacioni i investimeve personale ‘Acorns’ ka zbuluar se në vitin 2018, një amerikan mesatarisht i ka shpenzuar rreth 1,100 dollarë në vit vetëm për kafe – apo 92$ dollarë në muajt.

2: Shpenzimi tjetër i kotë – në këpuca!

“Nuk ju nevojiten më shumë se katër palë këpucë. Ju nevojiten një palë sandale, një palë atlete për t’u stërvitur dhe dy palë këpucë me të cilat e kombinoni gardërobën – vetëm një idiot blenë më shumë! Kjo për shkak se asnjëherë nuk do t’i mbathni dhe do të qëndrojnë aty për vite të tëra”, thotë O’Leary.

Sa i përket kësaj, femrat duken se më së shumti blejnë këpucë – kompania e këpucëve “DSW” ka treguar se vitin e kaluar 75% e femrave në SHBA i kanë poseduar më shumë se 20 palë këpucë, ndërkaq mesatarisht një mashkull i posedon 12 palë këpucë.

3: Xhinset

O’Leary beson se askush nuk duhet t’i ketë më shumë se tri palë xhinse.

“Nëse keni më shumë se tri palë xhinse – një palë të zeza, një palë të bardha dhe një palë xhinse origjinale – ju jeni idiot. Ju keni më shumë se ç’duhet, nuk ju nevojiten më shumë se tri palë”, thotë ai.

Sot, një palë xhinse origjinale kushtojnë rreth 60 dollarë – që do të thotë se amerikanët i shpenzojnë rreth 38.5 milionë dollarë pantallona denim çdo dit, apo 14 miliardë dollarë në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat