Meshkujt e pranojnë: Femrat pa makijazh na pëlqejnë më shumë

Life style

Meshkujt e pranojnë: Femrat pa makijazh na pëlqejnë më shumë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Rezultatet e një hulumtimi të fundit tregojnë se makijazhi nuk ndikon në atë se sa joshëse duket një femër, madje gjinia mashkullore më shumë e vlerësojnë bukurinë natyrale te femrat.

Hulumtimi ka synuar ta dëshmojë se pamja natyrale është gjithmonë më e vlerësuar, dhe se makijazhi nuk ka ndikim aq të fortë sa besohet në atë se sa joshëse duket një femër.

Autori i studimit, Robin Kramer, thotë: “Është shumë e thjeshtë – qëndroni ashtu si jeni. Meshkujve u pëlqen bukuria natyrale më shumë sesa jo bukuri jo-origjinale me makijazh”.

Në një eksperiment të këtij studimi janë përfshirë 62 studentë meshkuj.

Ata i kanë shikuar fotografitë e 44 vajzave të moshës 18-21 vjet.

Në një foto femrat kanë qenë të lyera, në tjetrën jo, por fotografitë kanë qenë të përziera në mënyrë që pjesëmarrësit të mos munden t’i krahasojnë.

Rezultatet kanë treguar se në 69% të rasteve makijazhi nuk kishte luajtur rol sepse meshkujt më shumë i kishin preferuar vajzat me bukuri natyrale dhe karakteristika të mira të fytyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat