Hapat se si të bëheni e dashura e përkryer

Life style

Hapat se si të bëheni e dashura e përkryer

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:52
Ilustrim

E keni gjetur të dashurin e përkryer? Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për ta bërë të lumtur dhe ta mbani për vete, ne u zbulojmë dhjetë hapa të thjeshtë, në mënyrë që të bëheni e dashura e tij e përkryer.

Bëjeni njeri më të mirë

E dashura e mirë nuk e mëson mashkullin të jetë romantik dhe kavalier. Ajo e njeh nga thembra në kokë, di si mendon dhe çfarë problemesh ka si dhe i ndihmon që t’i korrigjojë mangësitë e tij. A e motivoni të dashurin tuaj që t’i realizojë ëndrrat e tij? A bisedoni lidhur me të ardhmen e tij dhe potencialet që ka? Ndërsa nga karakteristikat më të mira të një të dashure të mirë është mundësia e saj që të drejtojë dhe formojë të dashurin e saj në mënyrë që ai të bëhet më i mirë seç ka qenë më parë.

Le të ndihet i veçantë

Secili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë. Sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që e pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.

Merrni iniciativën në shtrat

“Edhe pse të gjithë mendojnë që seksi është diçka që në dhomën e fjetjes zhvillohet me iniciativën e mashkullit, ne e dimë se femrat kënaqen gjatë seksit njësoj si gjinia më e fortë. Për këtë arsye, kohë pas kohe është mirë që të merrni iniciativën. Secila e dashur e mirë di të jetë e turpshme, por kohë pas kohe është në gjendje të tregojë disa aftësi seksuale, të cilat gjithmonë e befasojnë këndshëm partnerin e saj.

Impresiononi familjen dhe miqtë e tij

Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi. Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.

Takohuni, por mos e teproni

Çdo mashkull do një të dashur, e cila është e pavarur. Disa vajza janë të ngathëta dhe kërkojnë nga i dashuri që t’i ndihmojë për të gjitha gjërat. Nga anën tjetër, ka edhe nga ato që janë tepër të pavarura. Meshkujt preferojnë ato të cilat janë në mes. Secili mashkull pëlqen të jetë i pranishëm për të dashurën, kur ajo ka nevojë për ndihmë.

Meritojeni respektimin e tij

Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë. Nëse besoni në vetvete dhe aftësitë tuaja, keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do t’ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.

Vishuni mirë

Për mashkullin nuk ekziston një – gjë më seksi sesa një e dashur, e cila e ndriçon hapësirën në të cilën paraqitet me pamjen e saj. Bëhuni ajo e dashur. Kur e tërë dhoma të ndalet dhe t’ju shikojë, do ta ndieni se si zemra e të dashurit tuaj do rrah me krenari dhe lumturi. Për këtë arsye, secilën herë kur të dilni me të vishuni mirë.

Jini inteligjente dhe mendjemprehtë

E dashura e mirë është e vetëdijshme për botën rreth saj. Nuk keni nevojë të jeni shkencëtare, por mund të jeni inteligjente kur të bisedoni me të. Nëse ia dilni, nuk do t’ia lejojë vetes ta humbë dikë si ju. Nuk themi se duhet të jeni një enciklopedi në dy këmbë, person inteligjent është ai i cili di disa gjëra, por që i di shumë mirë.

Kujdesuni për vete dhe për të dashurin tuaj

A kujdeseni për veten? Mbusheni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivitet. Ushtroni, dukuni bukur dhe ndihuni mirë. Nëse të dy jeni të kënaqur me veten dhe me jetën tuaj, do të përhapni pozitivizëm, i cili do t’ju sjellë shumë të mira në jetë.

Jini mashkull kur të jetë e nevojshme

Mashkulli do që e dashura e tij të jetë e këndshme dhe e kujdesshme, por kohë pas kohe, veçanërisht kur në televizor ka ndonjë lojë futbolli, nuk do ta pengonte që të uleni me të dhe shoqërinë e tij dhe të anoni për ekipin e tij të preferuar. Për këtë arsye lirisht mund t’i bashkëngjiteni kohë pas kohe klubit të meshkujve dhe të argëtoheni mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat