Ndarja godet më shumë femrat - Bota Sot
Ndarja godet më shumë femrat

Life style

Ndarja godet më shumë femrat

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Femrat janë më shpesh të zemëruara, të tensionuara dhe nën stres pas ndarjes, por edhe pse kjo tingëllon mjaft keq, ato nuk janë destruktive dhe me kënaqësi pranojnë ndihmë nga familja dhe miqtë. Meshkujt, nga ana tjetër, pas shkëputjes së lidhjes shumë shpejt funksionojnë normalisht, por për vite të tëra ia kanë zili partneres pse puna ka ardhur deri te ndarja.

Dallimi në mes të dhimbjes emocionale të meshkujve dhe të femrave nuk është shumë i madh, por përderisa përçarja shkakton zemërim te femrat, meshkujt dinë të krijojnë një ndjenjë të humbjes. Femrat janë gjithashtu më të prira për panik dhe pagjumësi, kurse metoda më e preferuar e trajtimit është ushqimi, prandaj më shpesh në periudhën pas shkëputjes së lidhjes fillojnë të shtojnë peshë. Meshkujt me shpejtësi të madhe pranojnë gjendjen e tyre të re, të një personi të vetëm dhe këndellen me mënyrën më të thjeshtë të mundshme, me anë të lidhjes së re.

Autori kryesor i studimit në lidhje me dallimin në mes të meshkujve dhe femrave pas ndarjes është profesori i Antropologjisë në universitetin “Binghamton” në Nju-Jork, Craig Morris, i cili ka publikuar rezultatet e tij në revistën, “Evolutionary Behavioral Sciences”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...