Këshilla për çiftet që e kanë gjetur dashurinë e jetës online

Life style

Këshilla për çiftet që e kanë gjetur dashurinë e jetës online

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

A mund të jetë një partner perfekt?

Në këtë botë nuk ka njerëz perfekt, mirëpo në sytë e dikujt, edhe ju ju jeni të tillë. Në ditët që po jetojmë është më e lehtë të njohësh njerëz të rinjë, pasi rrjetet sociale na e japin këtë mundësi. Le të qëndrojmë paksa tek lidhjet që krijohen online, pra tek ato çifte që e kanë gjetur dashurinë online.

Bright Side na tregon disa këshilla që duhet të keni parasysh nëse krijoni një lidhje të re online:

Mos i nxitoni gjërat

Mos prisni që menjëherë të gjeni dashurinë tuaj dhe të ndjeni dëshirën për të formuar një familje. Dashuria në mesazhin e parë nuk ekziston. Duhet të keni një takim të vërtetë (dhe më shumë se një) për t’u njohur me njëri-tjetrin. Jepini përparësi përdoruesve profilet e të cilëve përmbajnë informacion të gjerë rreth pronarëve të tyre, pamja e të cilëve ju tërheq, dhe pasionet e të cilëve gjithashtu ju interesojnë. Kjo është e nevojshme për t’u siguruar që takimi juaj i parë nuk do të jetë i fundit, sepse nëse nuk keni asgjë për të folur, atëherë gjërat janë të destinuara për të dështuar.

Zgjidhni foton e duhur

Sociologia Jessica Carbino zbuloi llojet e fotografive që më shumë tërheqin partnerët potencialë:

-Publikoni foto të bukura, por jo e zhveshur.

-Buzëqeshni, të gjithë e vlerësojnë mirësinë.

-Mos bëni shumë statuse serioze, duke mbajtur qëndrim për çdo gjë.

Mbusheni profilin me informacione interesante

Hapi i dytë më i rëndësishëm është plotësimi i profilit tuaj. Merreni këtë detyrë seriozisht: sa më shumë informacione rreth vetes, aq më e lartë është mundësia që të kontaktoheni nga dikush që është i interesuar për të njëjtat gjëra. Një këshillë: mos gënjëni asnjëherë për gjërat tuaja personale.

Vlerësoni rreziqet

Mos veproni gjithmonë me zemër. Vlerësoni rreziqet. Mos e vendosni veten në një situatë të keqe, pa asnjë shenjë nga personi me të cilin flisni. Nëse keni folur online dhe ai ju kërkon të udhëtoni për ta takuar, kujdes: mund të përfundoni me zemër të thyer dhe pa para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat