Për seks më të mirë, bëjeni këtë veprim çdo natë

Life style

Për seks më të mirë, bëjeni këtë veprim çdo natë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Çfarë nëse ne u themi se sekreti për seks më të mirë dhe më  të shpeshtë qëndron pikërisht në dhomën tuaj të gjumit?

Për më tepër ju nuk duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, është shumë e lehtë dhe ka edhe shumë efekte të tjera pozitive?

Me siguri se po ju duket e pabesueshme që ekziston diçka e tillë por në fakt është e vërtetë.

Cila është përgjigja? Më shumë gjumë.

Një studim i fundit ka gjetur një ndërlidhje të seksit më të mirë me sasinë e gjumit.

Gratë që kanë fjetur një orë më shumë gjatë natës kanë rritur shanset për marrëdhënie seksuale ditën e ardhshme për 14 % më shumë.

Ato që kanë bërë dy orë më shumë gjumë kanë rritur gjasat për seks ditën e ardhshme dyfish më shumë.

“Një gjë shumë e rëndësishme është ndikon pjesshëm sasia dhe cilësia e gjumit që bëni”, ka thënë drejtuesi i këtij studimit, Michael Grandner, që është profesor në Universitetin e Arizonës.

“Nëse keni bërë gjumë të mirë, ju do të keni më shumë energji, do të jeni më të freskët dhe shumë më të fokusuar. Të gjitha këto ndikojnë në një ‘lojë’ shumë më të nxehtë në shtrat me partnerin tuaj”.

Në ndërkohë terapistja dhe profesoresha e Psikologjisë në Universitetin e Floridës, Laura Mintz, ka pranuar të gjeturat e këtij studimi duke thënë se lodhja është një faktor shumë i rëndësishëm në cilësinë e seksit.

Nuk jeni bindur se gjumi do të rrisë dëshirën tuaj për seks apo nuk po e gjeni kohën për një orë më shumë gjumë?

Kujtoni se nga gjumi do të keni edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore si: largon stresin, rregullon hormonet, ju jep më shumë energji dhe përqendrim, si dhe shumë të tjera.

Konsideroni gjithë këto të gjetura që ka nxjerrë ky studim.

Jemi të bindur se herën tjetër, nuk do të futeni poshtë jorganit dhe ta shtyeni një marrëdhënie seksuale për natën tjetër, dhe sërish edhe natën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat