Thënie nga filmi ‘The Wolf of Wall Street’ mbi tepricën dhe suksesin

Life style

Thënie nga filmi ‘The Wolf of Wall Street’ mbi tepricën dhe suksesin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:33
Leonardo DiCaprio

I bazuar në historinë e vërtetë të Jordan Belfort, filmi “The Wolf of wall Street” ishte shfaqur për herë të parë në muajin dhjetor të vitit 2013, nën regjinë e shkëlqyeshme të Martin Scorseses.

Ky mund të jetë një prej filmave më të çmendur që mund ta keni parë ndonjëherë.

Filmi i përshkruan aventurat e papërgjegjshme të Jordan Belfort, duke filluar nga fitimi i pasurisë si shitblerës aksionesh e deri te rënia e dhe burgosja e tij.

Leonardo DiCaprio e luan rolin e Belfort dhe, ashtu siç pritej, ai ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, duke e pasqyruar në mënyrën më të mirë të mundshme një mashkull që i dëshiron të gjitha – pasuritë, eksperiencat e çmendura, kënaqësinë dhe dhimbjen.

Plani i tij gjenial dhe manipulimet grabitqare ia kishin mundësuar të arrinte atë çfarë saktësisht dëshironte; por idiotësia se mund të shpëtojë lehtë kishte bërë që ai të përfundonte aty ku e meritonte.

“The Wolf of Wall Street” i tregon më së miri fajet e ekzistencës sonë. Përpjekjet dhe vitet që i sakrifikojmë për të krijuar diçka vetëm për ta shkatërruar brenda sekondave.

Më poshtë i keni disa thënie nga ky film i jashtëzakonshëm mbi tepricën dhe suksesin, të cilat i përkasin Jordan Belfort, nga jeta e të cilit është bazuar filmi.

– “Më lini t’ju tregojë diçka. Nuk ka fisnikëri në varfëri. Kam qenë i pasur dhe kam qenë i varfër. Dhe vendosi të jem i pasur secilën herë”

– “Prapëseprapë, m’i sjell ti mua ata të rinj, të uritur dhe budallenj. Brenda një kohe shumë të shkurtë, do t’i bëj të pasur”

– “E dini… njerëzit flasin gjepura. Nuk e di. As që i dëgjoj shumicën e kohës”

– “E vetmja gjë që qëndron mes juve dhe qëllimit tuaj është historia me gjepura që ia thoni vetes për t’u bindur se përse nuk mund ta arrini atë”

– “Është biznes. Lini emocionet te dera”

– “Punoni derisa xhirollogaria juaj e bankës të duket si numër i telefonit”

– “Puna e madhe e mposhtë talentin. Secilën herë!”

– “Dua që ju të ballafaqoheni me problemet tuaja duke u bërë të pasur”

– “Një gjë që mund t’ju premtoj është se asnjëherë nuk u kërkoj klientëve të më gjykojnë nga fitimet, por të më gjykojnë nga humbjet sepse kam pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat