Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Life style

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

Një ndër pjesët të cilave u kushtojmë më së paku kujdes, më lehtë i harrojmë dhe më rrallë i pastrojmë, janë xhami dhe rrjeta e furrës

Po ju paraqesim mënyrën si t’i lani bashkë dhe pa kurrfarë mundimi.

E gjitha që ju nevojitet është një tabletë për larje të enëve në enëlarëse, folie alumini dhe kur të jetë e mbushur me ujë të nxehtë.

Procesi zgjat së paku tri orë, mirëpo ju pothuajse asgjë nuk punoni.

Nxirreni rrjetën dhe xhamin, mbështillni veç e veç me folie dhe zhytni në ujë të nxehtë, pastaj qitni tabletën dhe lini të qëndrojnë tri orë e gjysmë.

Kur t’i nxirrni nga folia, do të jeni të befasuar me dukjen e rrjetës dhe xhamit!

Truku qëndron në folien e aluminit e cila ka reaksion kimik me tabletën për larje të enëve dhe i bën gjërat shumë të pastra.

Nëse nuk keni enëlarëse, pra as tableta, mund të përdorni detergjent të rrobave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat