Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Life style

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:57
Pamje nga video

Planku i përkundërt është ushtrim i cili shtrëngon dhe forcon trupin

Duke përdorur peshën e ushtruesit, aktivizohen të gjithë muskujt në trup, gjaku qarkullon më mirë dhe më shpejt në gjithë trupin, trupi furnizohet me oksigjen, shton masën muskulore.

Qe se çfarë mundet planku i përkundërt:

1. Shkrin shtresat yndyrore në pjesën e poshtme të stomakut – aq më parë te femrat.
2. Forcon muskujt.
3. Forcon muskujt e shpinës; eliminon dhembjet në kurriz.
4. Nxit fleksibilitetin e gjithë trupit.
5. Forcon muskujt e qafës dhe zvogëlon tensionin.
6. Forcon kërdhokullat dhe vithet.

Planku i përkundërt bëhet në këtë mënyrë:

Uluni në dysheme dhe rregullohuni mirë. Pastaj, shtrini këmbët dhe bashkoni. Ngrini vithet nën këndin prej 45 shkallës, shuplakat vendosni në dysheme dhe mbështetuni në shuplaka.

Gishtat e duarve le t’ju jenë në drejtim të thembrave. Thjesht, mbështetuni në shputa dhe shuplaka duke shtrënguar gjithë trupin.

Qëndroni në atë pozitë sa më gjatë që të mundeni, jo më pak se 15 sekonda. Është me rëndësi që i gjithë trupi të jetë në linjë dhe i shtrënguar. Nuk ka lirim sepse ushtrimi nuk do të ketë efekt.

Kur të shihni që nuk mund të qëndroni më në këtë pozitë, ngadalë lëshohuni dhe muskujt lironi vetëm kur të shtriheni në dysheme.

Ushtrimin përsëriteni sapo të prekni dyshemenë. Fillestarët mund të pushojnë pak, ndërkaq ata që janë në formë më të mirë patjetër duhet ngrihen sërish në plank të përkundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat