Sa shpesh duhet pastruar peshqirët

Life style

Sa shpesh duhet pastruar peshqirët

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:14
Ilustrim

Nëse logjika juaj është se peshqirët duhet pastruar më rrallë pasi që përdoren vetëm në trup të pastër, atëherë e keni shumë gabim.

Ralitsa Prodanova, eksperte e pastrimit, tregon se peshqirët duhet të pastrohen pas çdo tri-katër përdorimeve.

Ajo thotë se secilën herë që e përdorni peshqirin për ta pastruar trupin, qelizat e vdekura të lëkurës kapen në material dhe ngecin aty.

Nëse e nuhatni peshqirin pasi të jeni pastruar dhe ka aromë ndryshe, atëherë kjo është shenjë se e keni mbushur me baktere të ndryshme.

Mos pastrimi i rregullt i peshqirëve mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe shfaqje të akneve.

Gjithashtu, kur ta pastroni atë, pastrojeni me temperaturë të lartë në mënyrë që t’i vrisni bakteret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat