Puthja e partnerit mund të ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Life style

Puthja e partnerit mund të ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një puthje me pasion në ditë e mban larg mjekun nga ju.

Këtë e thotë Bright Side duke shtuar se përveçse është një nga përvojat më të mira në jetën tonë, puthja në të vërtetë na sjell një mori përfitimesh të tjera, duke na ndihmuar të jetojmë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Puthja parandalon prishjen e dhëmbëve, kjo pasi ju gjatë kësaj periudhe lironi më shumë pështymë nga goja juaj dhe kjo neutralizon acidet, largon grimcat e ushqimit dhe i heq bakteret jashtë dhëmbëve.

Një puthje është mënyre e mirë për të ndarë bakteriet me partnerin tuaj, por mos kini frikë – ky proces në të vërtetë përmirëson sistemin tuaj imunitar.

Puthjet me pasion ndalojnë dhimbjen e kokës, rregullojnë tensionin e gjakut, dhe pos këtyre puthja ju bënë më të ri dhe ju largon stresin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat