Hyn në fuqi ligji për flokët

Life style

Hyn në fuqi ligji për flokët

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:00
Këtu përfshihen edhe modelet me gërsheta, flokët e kapura bisht, të gjatë ose të fryrë.

Kanë marrë fund torturat e çdo personi me ngjyrë, të cilët diskriminoheshin për pamjen e tyre të veçantë, veçanërisht flokët. Tashmë është miratuar një ligj i ri në New York, ku çdo individ, pa dallime racore dhe entike, ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me flokët e tij.

Këtu përfshihen edhe modelet me gërsheta, flokët e kapura bisht, të gjatë ose të fryrë. Njerëzit me ngjyrë nuk do duhet t’i bëjnë më flokët me modele nga më të ndryshmet, të cilat shpeshherë kanë sjellë dhe dëme në shëndet.

Gjithashtu ligji parashikon marrjen e masave ndaj parukerëve që kanë shkaktuar probleme por dhe për çdo person që shpreh pakënaqësi në formë bulizmi ndaj pamjes së dikujt.

Tashmë çdo njeri që ka etnitet tjetër dhe jeton në Amerikë, do të mund të mbrohet nga ligji për çdo problematikë që ka lidhje me diskriminimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat