E fejuara zbulon që e tradhtonte prej 6 muajsh, djali i bën surprizën më të bukur të jetës së saj…

Life style

E fejuara zbulon që e tradhtonte prej 6 muajsh, djali i bën surprizën më të bukur të jetës së saj…

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:36
E veçanta e këtij propozimi ishte se Bleriani kishte menduar t’i propozonte asaj duke i organizuar një lojë

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishim dëshmitarë të një propozimi për martesë midis dy të rinjve, Blerianit dhe Juelës.

E veçanta e këtij propozimi ishte se Bleriani kishte menduar t’i propozonte asaj duke i organizuar një lojë. Ata ishin njohur para tre vitesh dhe menjëherë Bleriani ishte magjepsur pas Juelës.

Bleriani dëshironte që Juela të mos e harronte kurrë propozimin e martesës dhe për këtë arsye kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur”, për të organizuar një lojë. Pjesë e lojës ishte një aktore, e cila i rrëfeu Juelës se ajo dhe Bleriani kishin një lidhje prej gjashtë muajsh.

Image

Pavarësisht se Anxhela solli edhe prova për lidhjen e tyre, Juela nuk e besoi. Në një moment moderatorja e programit, Arbana Osmani i kërkoi Juelës që të largohej nga studio, pasi Anxhela kërkonte që të bisedonte vetëm me Blerianin.

Image

Kur Juela u kthye në studio, Bleriani u ul në gjunjë dhe i tha: ’”Më fal që të bëra të kalosh këtë, ti je gjithçka për mua. A do të martohesh me mua ?”. Ne fund program i dhuroi çiftit një udhëtim, destinacionin e të cilit do ta zgjidhnin ata vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat