Toksikologia zbulon sa shpesh duhet ta ndërroni sfungjerin e kuzhinës

Life style

Toksikologia zbulon sa shpesh duhet ta ndërroni sfungjerin e kuzhinës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Sipas një studimi, sfungjerët e kuzhinës janë plot baktere të dëmshme

Pas analizave të 14 sfungjerëve të kuzhinës në gjithë Gjermaninë, hulumtuesit kanë identifikuar 362 lloje bakteresh të ndryshme.

Ky hulumtim i ka vendosur sfungjerët në zonë shumë të rrezikshme në amvisëri, duke i quajtur një ndër “rezervuarët më të mëdhenj të baktereve aktive” në gjithë amvisëritë.

Mirëpo, ajo që është për t’u brengosur që sfungjerët janë plot baktere patogjene, mund të jenë të dëmshme për njerëzit.

“Patogjenet e futura në kuzhinë vijnë nga produktet e kontaminuara (në perime të gjelbra) apo në mishin e freskët, por mund të gjenden edhe në sfungjerët e kuzhinave”, thotë toksikologia dr. Rhea Mehta.

Ajo shton që edhe pse shumica nga ato patogjene janë beninje, disa mund të shkaktojnë probleme me lukthin te disa njerëz.

Sa gjatë mund të përdoret sfungjeri i kuzhinës?

Sipas toksikologes Mehta, çelësi për shmangie të situatave të këtilla është larja e rregullt e sfungjerit.

“Mënyra më e efektshme e pastrimit të sfungjerit dhe e shkatërrimit të baktereve dhe mykut është që sfungjeri të njomet dhe të lihet në mikrovalë përafërsisht një minutë, por çdo ditë”, thotë ajo.

Nëse nuk keni mikrovalë, ekziston edhe një metodë e efektshme: njomja e sfungjerit në lëng limoni apo në ujë dhe lënia e sfungjerit gjatë natës në uthull, por pastaj duhet të thahet në ajër.

Pos pastrimit të rregullt, që të zgjasë më shumë duhet mbrojtur sfungjerin nga vatrat e baktereve.

Sipas dr. Mehtas, sfungjeri i ruajtur mirë mund të gjasë edhe deri në një muaj. Mirëpo, nëse edhe më parë filloni të ndieni aromën, më së miri është ta hidhni menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat