Si e tendosin yjet e “Oscars” fytyrën e vet para daljes në tepihun e kuq – por nuk ka lidhje me kirurgjinë plastike

Life style

Si e tendosin yjet e “Oscars” fytyrën e vet para daljes në tepihun e kuq – por nuk ka lidhje me kirurgjinë plastike

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:08
Disa ndër yjet të cilat publikisht kanë pranuar që veprojnë kështu Julianne Moore, Michelle Williams, Amanda Seyfried, Susan Sarandon i Kim Kardashian

Gjithmonë keni pyetur cili është ai tretman të cilin e bëjnë personalitetet e famshme para se të dalin në tepihun e kuq para mijëra reflektorëve

Thjesht, nuk mund të rezistoni e të mos dëshironi të bëni tretmanin e fytyrës i cili do t’ju japë shkëlqimin e tillë holivudian

Po ju zbulojmë çfarë përdorin yjet dhe cila është kura e tyre e lëkurës.

Është tretmani “intraceuticals” i fytyrës (trajtimi i qelizave më të thella të lëkurës duke i pastruar dhe hidratuar ato), të cilin e përdorin të gjitha personalitetet publike para se të dalin para reflektorëve në tepihun e kuq.

Image

Disa ndër yjet të cilat publikisht kanë pranuar që veprojnë kështu Julianne Moore, Michelle Williams, Amanda Seyfried, Susan Sarandon i Kim Kardashian.

Për dallim nga laseri, injeksionet dhe pilingu, me rastin e këtij tretmani nuk shkakton kurrfarë bezdie apo rreziku nga reaksionet, nuk ka gjilpëra.

Image

Derisa jeni në procedurë keni ndjenjën sikur fytyra juaj ftohet dhe ndieni gudulisje qetësuese.

Përdoret oksigjeni që të shtyjë molekulat e thartirës hijaluronike thellë në lëkurë madje pa përdorim të gjilpërave.

Krijohet rezervuari juaj personal i hidratimit, i cili përmirëson tonusin dhe teksturën e lëkurës. Nëse nuk keni lagështi në lëkurë janë të kotë të gjithë tretmanët e tjerë, sepse ata nuk do të ndikojnë tek ju, as që do t’ju rinojnë.

Image

Poenta është që lëkura duket më e fortë, pa marrë parasysh moshën që keni.

Pas tretmanit faqet duken më të plota dhe më të ngritura, buzët më të lëngshme, ndërkaq vetullat në të ngritura. Do të keni konturë shumë të ndjeshme, sepse keni futur hidratim brenda lëkurës në mënyrën në të cilën kremi tipik nuk mund ta bëjë.

Image

Përfundimisht e kuptojmë përse të gjithë engjëjt e Viktorias e bëjnë këtë tretman para çdo daljeje në pistë…

Dermatologu Gavin McLeod Valentine i cili i bën këta tretmanë, e di sa herë i ka bërë Kim Kardashian dhe a rezulton dukja e saj e kuruar shkëlqyeshëm kryesisht nga kirurgjia estetike.

Image

– Kim ka lëkurën më të bukur të cilën e kam parë ndonjëherë në jetën time. Vërtet mendoj që ajo është shembulli më i mirë i dikujt i cili është konsekuent dhe i përkushtuar kurës së mirë. Gjithsesi ka strukturë të përsosur të kockave dhe sy të mrekullueshëm. Ajo të lë pa frymë. Nuk mendoj që i ka bërë shumicën e gjërave për të cilat është akuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat