Këto janë shenjat e horoskopit që e kanë ‘në gjak’ tradhëtinë

Life style

Këto janë shenjat e horoskopit që e kanë ‘në gjak’ tradhëtinë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:08
Ilustrim

Astrologjia thotë se personaliteti dhe veprimet që njerëzit kryejnë gjatë jetës janë të lidhura ngushtë me shenjën përkatëse të horoskopit. Prandaj sot po iu sjellim karakteristikat e çdo shenje horoskopi përsa i përket tradhtisë.

Dashi

Dashi është një ndër shenjat e horoskopit që e tepron me komplimentat dhe me flirtimet. Ai ka tendencën t’i bëjë njerëzit të ndihen të rëndësishëm, dhe kjo e ndihmon në krijimin e njohjeve të reja.

Demi

Demi është një shenjë e fshehtë, prandaj mos u gënjeni nga fytyra ëngjëllore ose nga dhuratat që mund t’ju japë. Demi ka tendencën të jetë manipulues ndaj dhe nëse tradhëton, vështirë se do ta kuptoni, sepse ai do të dijë të fshehë gjurmët.

Binjakët

Binjakët janë shenja më tradhtare e horoskopit dhe tradhtojnë pa e menduar, megjithëse nuk i bëjnë veprimet me dashakeqësi. Ata adhurojnë të ndihen të dëshiruar. Duke qenë edhe komunikues të mirë ata e kanë të lehtë të zënë shoqëri. Në mendjen e tyre ka një synim, sa më shumë njohje aq më mirë.

Gaforrja

Gaforrja vuan nga mania për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për këtë gjë të lindurit e kësaj shenje bëjnë gjithçka. Ata mund të krijojnë dhe lidhje paralele vetëm për t’u ndjerë të rëndësishëm e të dëshiruar.

Luani

Nëse jeni një ndër të lindurit e kësaj shenje dijeni se nuk duhet t’a bëni të vuajë një luan, pasi luani është një ndër shenjat që nëse tradhton e bën për inat dhe për mëri.  Inati i tyre është një hakmarrje e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat