Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë të vështirë të gjejnë dashurinë

Life style

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë të vështirë të gjejnë dashurinë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe kur e gjejnë ajo zgjat shumë pak. Në fund duket sikur problemi janë ata vet ose kanë fatin e keq që gjithmonë zgjedhin personat e gabuar. Në fakt arsyet janë të thjeshta, lexoni më poshtë:

Krijoni në mendjen tuaj një marrëdhënie që nuk ekziston në të vërtetë: Të gjithë kanë idetë e tyre për një lidhje të përsosur: dikush mund të frymëzohet nga një film romantik dhe dikush tjetër mund të frymëzohet nga një libër. Ëndrra e njerëzve është që këto histori dashurie të bëhen të vërteta. Nuk ka marrëdhënie ideale dhe nuk ka çifte të përsosura, transmeton “Living”.

Mos respektimi i vetes: Respektimi i vetes dhe njerëzve të tjerë është baza e çdo marrëdhënieje. A mund ta doni vërtet një person që nuk e respekton veten? Nëse lidheni me një person, por nuk keni respekt për veten kjo gjë do të reflektohet edhe në marrëdhënie.

Nuk i lini privatësi partnerit: Ekziston një mendim se teknikat e manipulimit mund të ndihmojnë në rregullimin e një marrëdhënieje. Por askujt nuk i pëlqen të manipulohet, apo edhe më keq, kur dikush përpiqet të na ndryshojë.

Shembull: Karakteri i Rosamund Pike në “Gone Girl” e cila donte të dënonte burrin e saj për të mashtruar aq shumë, saqë ajo e bëri atë kukullën e saj, duke e detyruar atë të kalonte nëpër shumë sfida. Natyrisht, pasi u ai kthye, ajo e kuptoi se dashuria dhe besimi i burrit të saj ishin zhdukur dhe se ishte i frikësuar për jetën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat