Rrudhat para kohe? Ja pse dalin ato

Life style

Rrudhat para kohe? Ja pse dalin ato

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Janë disa arsye...

Një rol të madh në paraqitjen e rrudhave, përveç gjeneve, luan edhe mënyra e jetesës.

Ka disa arsye të pazakonta përse rrudhat krijohen në fytyrën tuaj.

 Përtacia

Një studim i botuar në revistën “American Medical Society for Sports Medicine” sugjeron se ata që rregullisht angazhohen me sport kanë rrudha më pak të theksuara se ata për të cilët sportet nuk janë gjëja më e preferuar. Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë, lëkura e tyre është më e butë dhe më e shëndetshme, dhe për këtë mund t’i falënderohen mënyrës shumë aktive të jetës.

Puna në kompjuter

Përveç se drita e lëshuar nga ekrani ndikon në shëndetin e lëkurës, ndërsa jeni duke shikuar në ekran, ajo krijon rrudha në këndet e jashtme të syrit.

Pastroni shpesh fytyrën tuaj

Mund të duket si një ide e zgjuar që lëkurës së fytyrës çdo ditë t’i kushtoni vëmendje. Por duket se ajo nuk e pëlqen atë. Duke pastruar lëkurën tuaj ju do të hiqni sebumin natyral që ka rolin kryesor të të ushqyerit dhe hidratimin e lëkurës, dhe një lëkurë që nuk është e hidratuar mirë tregon shenja të plakjes.

Nuk mbani syze dielli

Filtrat UV në syzat tuaja do të mbrojnë zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit. Ju pëlqeni të punoni në grimasa Të gjitha grimasat që përsëriten vazhdimisht, të tilla si qeshja, fërkimi, shkaktojnë rrudha. Por edhe nëse pini duhan, do të vini re rrudhat në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat