Psikologu tregon se çfarë gjinie do të ketë fëmija i parë i burrave të bukur

Life style

Psikologu tregon se çfarë gjinie do të ketë fëmija i parë i burrave të bukur

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Kur një grua zbulon se së shpejti do të bëhet një nënë, gjëja e parë që i shkon në mendje është: a do të jetë një djalë apo një vajzë?

Ne ju themi se tani mund ta dini gjininë e fëmijës tuaj duke shikuar fytyrën e babait të tij, siç sipas një studimi të psikologut Satoshi Zanazawa, burrat e bukur kanë më shumë gjasa që fëmija i tyre i parë të jetë një vajzë.

Me përparimin e madh që njeriu ka bërë në studimin e gjenetikës, sot ne jemi në gjendje të përcaktojmë nëse fëmija i palindur i ardhshëm do të jetë një djalë apo një vajzë. Pra, në këtë rast, faktori në lojë që do të na ndihmojë të kuptojmë gjininë e fëmijës së palindur do të jetë bukuria e babait të fëmijës!

Por si kanë arritur në këtë përfundim të pazakontë dhe të çuditshëm?

Ky pohim ka ardhur për shkak të studimit të kryer nga psikologu japonez Satoshi Kanazawa.

Rezultatet e tij janë raportuar në revistën teorike shkencore Journal of Biology, për shembull, rastin e një çifti të famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët në fakt kanë patur një vajzë.

Në studimin e tij të kryer në Shkollën Ekonomike të Londrës, ai vuri në dukje se burrat më tërheqës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë vajza.

Duke pasur parasysh se bukuria trashëgohet, dhe femrat janë ato që përfitojnë prej kësaj “valleje gjenetike”.

“Me këtë hulumtim kemi treguar dy gjëra – shpjegon Dr. Satoshi Kanazawa – e para është se burrat e bukur transmetojnë bukurinë tek fëmijët e tyre, e dyta ka të bëjë me probabilitetin që përfitueset e këtyre tipareve të bukura janë kryesisht vajza. Kjo përcakton edhe pse gjasat më të mëdha janë për të pasur vajza”.

Por gjetjet e Dr. Kanazawa nuk kanë përfunduar akoma:

“Ne kemi treguar gjithashtu se gratë janë më tërheqëse se burrat mesatarisht, sepse në historinë e evolucionit njerëzor prirja e njerëzve të bukur për të pasur vajza është akumuluar dhe rritur nga shekulli në shekull, në mënyrë që vajzat të bëhen gjithnjë e më tërheqëse, sesa djemtë”.

Sidoqoftë, ajo që ne e konsiderojmë të rëndësishme është të duam gjithmonë fëmijët tanë të vegjël, qofshin djem apo vajza, të bukura apo jo, dhe gjithmonë t’i edukojmë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat