Truk i vetëm i cili do t’ju shpëtojë nga flokët e elektrizuara

Life style

Truk i vetëm i cili do t’ju shpëtojë nga flokët e elektrizuara

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 07:00
Ilustrim

Nuk do të besoni cilët nga dy produktet do t’ju shpëtojnë frizurën, – me siguri i keni në çantën tuaj

Kur është fjala për bukurinë, flokët e elektrizuara janë një ndër problemet më të mëdha të femrave.

Nëse deri tani kemi provuar kot produkte të shumta të cilat premtojnë që do ta zgjidhni problemin dhe vërtet më nuk do të keni vullnet (as mbulesë financiare) t’i provoni edhe gjithë të tjerat – vazhdoni të lexoni!

Qoftë të keni flokë të padëgjueshme dhe kaçurrele apo flokë të cilat nuk mund t’i rregulloni pa marrë parasysh të gjitha preparatet të cilat i përdorni, ky truk i thjeshtë do të mundë të bëjë çudira.

Çfarë duhet saktësisht të bëni?

E gjitha që ju nevojitet janë brusha për qitje bronzeri dhe llaku i flokëve të cilin zakonisht e përdorni.

Mjafton që me brushë të kaloni nëpër gjithë gjatësinë e flokëve dhe pastaj lehtë t’i spërkatni me llak të flokëve.

Fijet e buta të brushës suaj do ta eliminojnë elektricitetin statik dhe llaku do t’u japë flokëve tuaj shkëlqim dhe do t’i pengojë që sërish të elektrizohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat