Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca

Life style

Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një studim i kohëve të fundit pohon se burrat e shkurtër janë më agresivë se ata shtatlartë. Bright Side u zhyt thellë në këtë studim dhe gjithashtu shqyrtoi studime të tjera kontradiktore për të arritur thelbin e çështjes

Sipas një studimi të ri të kryer nga shkencëtarët në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, Gjeorgjia, njerëzit më të shkurtër priren të jenë më të egër dhe më të dhunshëm sesa njerëzit që janë të gjatë.

Shkencëtarët vëzhguan 600 burra, mes moshës 18 dhe 50 vjeç dhe zbuluan se ata që ndiheshin më pak mashkullor kishin 3 herë më shumë të ngjarë të kryenin sulme të dhunshme ose vepra penale.

Shkencëtarët thonë se kjo është rezultat i “stresit të mospërputhjes mashkullore” që i bën ata të jenë më agresivë.

Për shkak të stereotipeve shoqërore, një nga mënyrat se si meshkujt ndiheshin më pak mashkullor ishin kur ata mendonin se gjatësia e tyre ishte më e shkurtër se mesatarja. Shkencëtarët thonë se burrat më të shkurtër veprojnë më agresivisht për të kompensuar mungesën e gjatësisë.

Kjo sindromë njihet gjerësisht si “kompleksi i Napoleonit”. Sipas gojëdhënave, shkruan Class, Napoleoni kompensoi mungesën e gjatësisë duke kërkuar fuqi dhe duke bërë luftë.

Në 2018, psikologu evolucionist Mark van Vugt dhe ekipi i tij i studiuesve gjetën prova të kompleksit të Napoleonit në meshkuj. Ata arritën në përfundimin se burrat që janë të shkurtër sillen më agresivisht në ndërveprimet me meshkujt më të gjatë.

Sipas ekspertëve, njerëzit më të shkurtër kanë ndjenja më të forta të ndjeshmërisë dhe nivele më të larta të paranojës.

Po ju çfarë mendoni? A janë njerëzit e shkurtër më agresivë sesa njerëzit e gjatë, apo mendoni se nuk ka të bëjë durimi i një personi me gjatësinë? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat