Muaji që sjell pranverën, çfarë pritet të sjellë në jetën tuaj?

Life style

Muaji që sjell pranverën, çfarë pritet të sjellë në jetën tuaj?

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustruese

DASHI 21. mars – 20. pril

Ky nuk do jetë aspak muaj i favorshëm për ju, madje shpesh do gjendeni përballë sfidave ekstreme. Në disa momente do ju mungojë besimi tek vetja. Për ju të dashuruarit marrëdhënia do jete pak e turbullt. Do përballeni me rivalë shumë të fortë të cilët do bëjnë çmos t’ua marrin atë që keni në krah. Kujdes me skenat e xhelozisë dhe gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë të lidhur pas vetes. Komunikimi dhe toleranca do jenë armë të forta. Ju beqarët do keni mundësi për të krijuar lidhje, por do tregohen shumë kërkues dhe të pavendosur. Shëndeti nga ana tjetër do jetë problematik. Do vuani nga pagjumësia dhe stresi do ketë pasoje në gjithë organizmin. Konsultohuni sa me pare me një mjek. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme. Ne pune do jeni me te motivuar dhe me te vendosur për ta arritur atë qe doni. Energjia nuk do iu mungoje. Disa do ngrihen ne detyre, por duhet te kenë parasysh qe përgjegjësitë do jene me te mëdha.

DEMI 21. prill – 21. maj

Pavarësisht sfidave që do kaloni këtë muaj do keni dëshirën e mirë për t’i ndryshuar gjerat dhe për ta ulur kokën. Ne jetën ne çift do keni disa probleme te vogla. Partneri do ju kërkojë llogari dhe kjo do iu bezdise se tepërmi. Thojani atij ato qe nuk iu pëlqejnë, mos i mbani për vete. Nëse jeni beqare, do keni shume takime por ka pak mundësi te gjeni atë qe kërkoni. Mos u dëshpëroni nga kjo, bëhuni optimiste. Shëndeti do jeni me pak dinamik por me i qete. Kujdesuni pak për dhembet dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjerat do jene normale. Do paguani faturat e muajit dhe përsëri do ju ngelen para. Ne pune do jeni shume te ngarkuar. Koleget do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shume mendjen. Tregohuni me diplomate dhe do i bëni te tjerët t’iu dëgjojnë. Jeta familjare do haset me disa vështirësi kështu qe ju duhet te jepni ndihmën tuaj

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta par ju nuk ka për të qenë shumë e thjeshtë këtë muaj. Mund të keni debate edhe në familje, por edhe me miqtë. Ju çiftet do jeni shume nostalgjike këtë muaj. Do mendoni me shume sesa duhet për ato qe keni kaluar dhe kjo do iu shtoje mërzitjen. Largohuni nga disa persona qe iu kujtojnë diçka jo te këndshme. Ju beqarët do keni goxha takime, por duhet ta dini qe edhe po krijuat një lidhje, ato nuk do shkojnë shume gjate. Mund te përfitoni nga mundësitë vetëm për pak me shume eksperience. Për shëndetin kujdesuni pak me tepër. Nuk do keni shqetësime te mëdha, por as shume te qete nuk do ndiheni. Aktiviteti fizik do ju beje mire. Me sektorin e financave do merreni me tepër. Do bëni një riorganizim te gjithë buxhetit dhe do i vini vetes disa fre për sa iu përket shpenzimeve. Puna ne përgjithësi do ece mbare. Nëse duhet te ktheni ndonjë përgjigje apo te merrni vendime bëjeni pas datës 20.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ky muaj do jete kryesisht i favorshëm për dashurinë dhe një pjese e dëshirave tuaja do te plotësohen. Nëse jeni ne çift do kaloni një periudhe mjaft te qëndrueshme edhe pse here pas here mund te debatoni me partnerin. Asgjë nuk do e prishe ambientin qe do krijohet. Beqaret do jene tepër te veçante. Një person interesant mund te ndeze edhe tek ju zjarrin e pasionit. Shëndeti nuk do jete problematik, por yjet këshillojnë te çlodheni e te relaksoheni me shpesh. Kujdes me punët e tepërta. Ne planin financiar mos u tregoni shume te sigurte ne vetvete sepse do bënit gabimin me te madh. Kontrolloni çdo shpenzim qe do bëni. ne pune do i shihni gjerat me qarte dhe do afroheni shume me qëllimet qe i kishit vene vetes. Mos i braktisni projektet qe keni nisur.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ka mundësi që gjatë këtij muaji ta humbisni mbështetjen e të afërmve dhe çdo gjë ka për të qenë shumë më e vështirë nga më parë. Çiftet në përgjithësi nuk do kalojnë një periudhe te kënaqshme. Partneri nuk do e ketë idenë se çfarë do keni ju ne mendje dhe nuk do dije si t’iu kënaqë. Ekuilibri qe ka ekzistuar ne lidhjen tuaj do te prishet. Beqaret mund te kenë reflekse te mira dhe mund te afrohen me persona interesante. Gjithsesi për te mos gabuar me mire te mos nxitohen. Shëndeti nuk ka për te qene i keq edhe pse nuk do jeni shume dinamike. Ne planin financiar do i keni te gjitha aftësitë për ta mbajtur situatën nen kontroll, por ndonjëherë do e lëshoni dorën dhe do shpenzoni për qejf. Për punën do jete muaj disi me i mire sepse do keni goxha arritje. Do dini si t’i ktheni gjerat ne favorin tuaj dhe mundet te përparoni me projektet e nisura.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Gjatë këtij muaji komunikimi juaj nuk do ua lehtësojë gjerat, përkundrazi mund t’ua përkeqësojë ato. Bëni shume kujdes me sjelljen. Ju te dashuruarit mos bëni asgjë sipas mendjes suaj duke mos e pyetur fare atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër dëgjojini me kujdes këshillat qe ai do iu japë sepse gjithçka e bën nga dashuria qe ka për ju. Tregohuni pak me tolerante. Për sa iu përket beqareve, ata nuk do e gjejnë as këtë muaj personin qe po kërkojnë. Mundohuni te dilnin me shpesh me miqtë qe te mos ndiheni vetëm. Shëndeti do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Do i rifitoni energjitë dhe do jeni me dinamike. Ne planin financiar duhet te hidhni çdo hap me maturi. Edhe pse financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme nuk duhet te shpenzoni pa mase. Ne pune do jete një muaj i ngarkuar dhe i lodhshëm. Mos e lëshoni veten sepse mund t’ia dilni mbanë me pak përpjekje.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

E mira është qe gjate këtij muaji ti merrni gjerat ngadalë dhe te mos nxitoheni te thoni fjale te pamenduara. Jeta sentimentale nuk do jete shume e qete. Javët e para do jene me te vështirat dhe mund t’iu mungoje kthjelltësia e mendimit. Beni shume kujdes dhe mos merrni asnjë vendim te rëndësishëm. Tregohuni sa me te duruar dhe diplomate. Ne fund te muajit ambienti do te ngrohet ndjeshëm. Nëse ju beqare jeni ne kërkim te dashurisë, gjithçka do te varet nga mënyra juaj e te vepruarit dhe nga sjellja. Tregohuni me te hapur. Shëndeti do jete kryesisht pa probleme. Nëse merreni me pak aktivitet fizik do ndiheni edhe me mire. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme. Tregohuni pak te kursyer nëse nuk doni te keni vështirësi me vone. Ne pune do keni do përballeni me pengesa dy javët e para, por me vone situata do ndryshoje tërësisht.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ka mundësi qe këtë muaj te ndodhin ndryshime te mëdha ne jetën tuaj madje qe as nuk i keni pritur. Për disa ndjenjat do fillojnë te shuhen dhe marrëdhënia ne çift do te ftohet. Flisni me partnerin për gjithçka qe iu shqetëson dhe merrini vendimet se bashku. Thjeshtësia e beqareve do tërheqë vëmendjen e shume personave. Mos u mundoni te tregoheni personi qe nuk jeni sepse do i humbni piket vetes. Jetojeni jetën si t’iu vije sepse ajo është e shkurtër. Shëndeti nuk do ketë probleme por mire do ishte nëse do bënit pak me tepër kujdes me ato qe do konsumoni. Shmangni pijet me gaz dhe kripërat. Situata financiare do jete ne dorën tuaj. Nëse nuk shpenzoni pa limit edhe gjendja do jete me e mire. Ne pune nuk do iu mungoje energjia. Do bëni gjithçka te mundeni për te arritur atje ku doni dhe ka shume mundësi t’ia arrini. Edhe familja do kaloje një muaj te qete.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Muaj i këndshëm dhe i mbushur me çaste te bukura. Ju qe jeni ne çift do kaloni një periudhe harmonike. Do bëni me shume lëshime ndaj partnerit tuaj dhe do e toleroni me shume atë. Beqaret do e kenë shume te lehte te joshin dhe te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Do keni takime me shumice, por duhet te jeni ju qe te zgjidhni personin e duhur. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni plot gjallëri dhe dinamizëm. Konsumoni sa te mundni lëngje duke qene se edhe ky muaj do jete i ngrohte. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira për ta përmirësuar buxhetin. Shpenzoni fillimisht për gjerat me te rëndësishme duke lënë për me vone ato dytësoret. Ne pune duhet te reflektoni mire para se te merrni vendime te rëndësishme. Disa te afërm do iu bëjnë edhe disa propozime interesante. Mendojini!

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Po u treguat strikte dhe te mbyllur nuk do fitoni asgjë këtë muaj. Nëse keni një lidhje është mire te flisni sa me shume dhe sa me hapur me partnerin tuaj për gjithçka qe iu shqetëson. Vetëm ne këtë mënyrë ai do ketë mundësi t’iu ndihmoje dhe te ndiheni me te qete. Beqaret do joshin pa pushim por do tregohen edhe mjaft misterioze. Do bëni shume persona për vete dhe do keni mundësi te zgjidhni atë qe iu përshtatet me tepër. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire dhe nuk do keni shqetësime te mëdha. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Financat nuk do jene aspak problematike kështu qe përfitoni te blini atë qe keni menduar prej disa kohesh. Ne pune do te mbizotërojë qetësia. Vazhdoni atë qe keni nisur por mos u nxitoni sepse do keni gjithë kohen e nevojshme. Mundohuni te rregulloni pak marrëdhënien me koleget e zyrës.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ka mundësi te jeni te palogjikshëm dhe te bëni gabime te vazhdueshme këtë muaj., e keqja është se nuk do pranoni se do gaboni dhe do vazhdoni me kokën tuaj. Nese keni nje lidhje do kërkoni te kontrolloni gjithçka ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do i lini hapësirë partnerit te shprehet lirisht. Ndryshoni taktike! Nëse keni për t’i thënë diçka përdorni edhe pak humorin sepse ai do e ketë me te lehte t’iu kuptoje. Beqaret do jene te nxituar dhe te paduruar. Nëse do përfitonit nga mundësitë qe do iu jepen do ndiheshit me mire, por ju gjithmonë doni te bëni sipas kokës suaj. Mund te keni ndonjë problem me mushkëritë nëse jeni duhanpirës. Pjesa tjetër do kenë shëndet te mire nëse do bëjnë pak me shume kujdes me ushqimin. Planetët do iu japin mbështetjen e tyre ne planin financiar dhe situata pritet te mos jete problematike. Ne pune duhet te jeni me te vëmendshëm dhe strikte. Merrni guximin te provoni gjera te reja de nuk do dilni te humbur.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ardhja e pranverës do ua ngrohte zemrat dhe do ju beje disi me te logjikshëm këtë muaj. Jeta ne çift do shkoje me se miri. Do ndani me partnerin tuaj gjithçka qe ndjeni. Do kaloni dite e jave te mrekullueshme e te lumtura. Familja do iu mbështesë ne disa vendime qe do merrni. Beqaret edhe pse nuk do kenë takimin e shumëpritur do kenë pretendente me shumice. Përfitoni sa te mundni dhe filloni ndonjë aventure. Ta ardhmes asnjëherë nuk i dihet. Nese jeni treguar te kujdesshëm me shëndetin gjate muajit qe kaloi, këtë muaj nuk do keni asnjë problem dhe do jeni ne forme. Mundohuni vetëm te ruani një ekuilibër ushqimor. Sektori i financave do jete pak delikat. Merrni masa dhe ulni sa me pare shpenzimet. Ne pune do tregoheni te vendosur dhe te guximshëm. Nëse keni për te firmosur ndonjë kontrate keni parasysh datat 18 dhe 25 sepse do iu sjellin fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat