Të gjithë njerëzit me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët - Bota Sot
Të gjithë njerëzit me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët

Life style

Të gjithë njerëzit me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët

Më: 2 mars 2019 Në ora: 07:19
Ilustrim

Në fillim të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyrë kafe. Por një gjen i quajtur OCA2 ndikoi që sasia e pigmentit të pësonte ndryshim, e cila e ndryshoi ngjyrën.

Sytë e kaltër janë padyshim sytë me ngjyrën më të mirë që tërheqin të gjithë njerëzit. Por, a e dini se nga erdhi ngjyra e kaltër në sy?

Në fillim të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyrë kafe. Por një gjen i quajtur OCA2 ndikoi që sasia e pigmentit në sy të pësonte ndryshim, e cila çoi në ndryshim të ngjyrës.

Shkencëtarët ka kohë që kërkojnë burimin e syve të kaltër në gjenin OCA2, por kërkimi i tyre kishte përfunduar gjithmonë pa sukses. Por, pas disa vitesh hulumtim, ata gjetën diçka të pabesueshme.

Çdo person në botë që ka sy të kaltër ka prejardhjen nga një evropian i cili jetoi rreth 7,000-10,000 vite më parë. Njerëzit e aso kohe pësuan një mutacion i cili çoi në përhapjen e kësaj ngjyre të syve edhe në shumë njerëz të tjerë.

Deri më tani, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë se personi më i hershëm që kishte sy të kaltër ishte një spanjoll që jetoi 7,000 vite më parë.

A jeni ju një pasardhës i një mutanti të lashtë evropian?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...