Habit 36-vjeçari: U lumturova se gruaja ime bëri seks me një tjetër burrë, por tani…

Life style

Habit 36-vjeçari: U lumturova se gruaja ime bëri seks me një tjetër burrë, por tani…

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:47
Ilustrim

Bashkëshortja ime më në fund bëri seks me një tjetër burrë dhe mua më erdhi mirë për këtë gjë, pasi kamë kohë që po e imagjinoj që ta ndaj me meshkuj të tjerë, por ajo nuk është e sigurt nëse dëshiron që ta përsërisë atë.

Kështu i shkruan një 36-vjeçar Deidres të “The Sun”. Letra e burrit të martuar:

Gruaja ime është 34 vjeçe dhe jemi bashkë që në adoleshencë. Kemi dy djem të moshë 7 dhe 5 vjeç.

Në marrëdhënien tonë, jam unë ai që gjithmonë marr iniciativa për eksperienca të reja. Pas shumë insistimesh nga ana ime, ajo takoi një burrë që unë e ndihmova që ta gjente online. U takuan në një bar dhe shkuan për darkë.

Gruaja ime ishte veshur bukur dhe dukej shumë e nxehtë. Nuk kishte bërë asgjë me këtë burrin, por tha se e kishte fare të lehtë nëse donte. Pak kohë më vonë, me sugjerimin tim, ajo i tha një djali të ri te puna e saj që të vinte te ne për një pije.

Ai është 27 vjeç dhe folëm rreth një marrëdhënie treshe. Në fillim ata të dy u shtangën, por unë u sugjerova se do të ishte diçka mjaft interesante dhe ata pranuan.

Por gruaja ime dhe ai kishin dalë një ditë bashkë për një pije, e teksa kanë qenë duke folur për sugjerimin tim, kanë përfunduar duke u puthur. Më pas ata kanë shkuar tek apartamenti i djalit dhe kanë bërë seks.

Bashkëshortja më tregoi menjëherë dhe ndihet në faj për çfarë ka ndodhur, madje tani nuk është e sigurt për ta bërë treshe. Nuk jam bërë xheloz për atë çfarë ka ndodhur, por kam frikë se po i bëj presion për lidhjen treshe.

Përgjigja e psikologes:

Me kërkesën tënde, ti po rrezikon marrëdhënien, martesën dhe stabilitetin e familjes. Problemi te përfshirja e një të treti në jetën tuaj seksuale është se nuk mund të kontrollohet si fantazitë në mendjen tuaj.

Mundohu që të kuptosh se pse e dëshiron një gjë të tillë. Fol gjithashtu me një terapist të kësaj fushe përpara se të shkatërrosh martesën.

Thuaj bashkëshortes se e do dhe se nuk ke dëshirë që ta ndash me një tjetër mashkull, dhe se duhet t’i besoni njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat