Tendencat e modës për Pranverë-Verë 2019

Life style

Tendencat e modës për Pranverë-Verë 2019

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:44
Risia më elegante e sezonit është ngjyra bezhë në nuancat dhe kombinimet e saj të ndryshme

Pranvera erdhi dhe tashmë edhe vitrinat e dyqaneve do t’i përshtaten trendeve të këtij sezoni.

Në koleksionet e reja duket se nuk do mungojë asnjë ngjyrë, shpesheherë edhe të përshtatura me lule, pika, vija dhe sërish motivet e marra nga kafshët.

Por risia më elegante e sezonit është ngjyra bezhë në nuancat dhe kombinimet e saj të ndryshme. Do të vijojnë të dominojnë edhe këtë sezon pantallonat e shkurtra deri tek gjuri për çiklizëm, për të sjellë një tendencë sa sport aq edhe chik, të kombinuara jo vetëm me atlete por shumë mirë edhe me taka.

Por nëse ka femra që kërkojnë elegancë nga mëngjesi deri në mbrëmje, stilistët kanë menduar për fustanet që këtë vit qëndrojnë jo vetëm tek copat e lehta si kremi, por ripropozojnë sërish edhe stofin deri pak sipër gjurit.

Mbetet sërish beli i lartë i pantallonave klasike i kombinuar në mënyrë elegante me pëlhura të lehta me mëngë të gjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat