Ju e meritoni dikë që ju shkruan “mirëmëngjesi” çdo ditë

Life style

Ju e meritoni dikë që ju shkruan “mirëmëngjesi” çdo ditë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

E kuptojmë. Jeni lodhur duke u marrë me njerëz që nuk i përmbushin pritshmëritë tuaja, me njerëz që nuk ju respektojnë apo thjesht nuk ua ndien për ndjenjat që i keni.

Ju e dini se doni diçka më shumë, diçka më të prekshme, diçka që ju bën të ndiheni e dashuruar dhe e sigurt në lidhje.

Sepse ju e dini se e meritoni të jeni me dikë që ju shkruan “mirëmëngjesi” çdo ditë.

Ju dëshironi të jeni në lidhje me dikë që nuk frikësohet t’i zbulojë ndjenjat e vërteta që i ka për ju. Dikush që e ndan çdo pjesë të shpirtit dhe zemrës së vet me ju. Dikë me të cilin njiheni mjaftueshëm e sigurt sa për të mos u brengosur tërë kohën se a po ndaheni.

Ju e meritoni të jeni me dikë që është i gatshëm t’ju prioritizojë në lidhje. Me dikë që vërtet ju dëshiron në jetën e tyre.

Duhet të jeni në lidhje me dikë që mendon për ju menjëherë posa të zgjoheni dhe me padurim pret t’jua dëgjojë zërin ose t’ju dërgojë një mesazh të lezetshëm. Ju duhet të jeni në lidhje me dikë që ndihet i lumtur t’ju ketë në jetën e vet. Dikë që jua lavdëron bukurinë, karakterin, inteligjencën… Dikë që ju respekton dhe dashuron për atë që jeni – me të gjitha të metat që i keni.

Ju e meritoni dikë që ju vendos të parën. Dikë që mendon gjithmonë për ju. Dikë që është dëgjues i mirë dhe kur ju pyet “si kalove sot”, ai vërtet dëshiron ta dijë dhe nuk e bën këtë pyetje vetëm nga mirësjellja.

Qëndroni në lidhje me dikë që asnjëherë nuk pushon së menduari për ju.

Me dikë që asnjëherë nuk dështon t’ju dërgojë një mesazh “mirëmëngjesi” në momentin që zgjohet sepse jeni mendimi i parë në mendjen e tij dhe i fundit para se të flejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat