Rreth 20% e të rinjve e pranojnë se vjedhin para nga partneri

Life style

Rreth 20% e të rinjve e pranojnë se vjedhin para nga partneri

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:28
Ilustrim

Nëse e keni vërejtur se herë pas here paratë po ju zhduken pa ndonjë shpjegim, atëherë arsyeja për këtë mund të jetë shumë afër jush!

Rreth 20% e çifteve australiane nën moshën 30 vjeç kanë pranuar se marrin para nga partneri/ja pa i pyetur.

Ky fenomen është i pranishëm edhe te personat më të vjetër, ku, sipas hulumtimeve të kryera nga ‘Canstar’, rreth 18% e personave mes moshës 30 dhe 39 vjeç e pranojnë se e kryejnë të njëjtin akt.

Në anën tjetër, vetëm 8% e personave mbi moshën 40 vjeç marrin para pa pyetur nga kuleta e partnerit.

Hulumtuesit thonë se kanë qenë paksa të befasuar nga përqindja e të rinjve që “vjedhin” para nga partneri/ja, por gjithashtu fokusohet në anën pozitive ku kjo përqindje shkon duke rënë me moshën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat