Kris Jenner ka stil të ri të flokëve çfarë deri tani nuk e keni parë

Life style

Kris Jenner ka stil të ri të flokëve çfarë deri tani nuk e keni parë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:43
Kris Jenner

Kris Jenner shumicën e jetës e ka kaluar duke i rritur gjashtë fëmijë.

Secili nga ta është rritur në super mega-yll dhe ajo është detyruar të mësojë të balancojë gjatë jetës dhe gjithmonë të duket fantastike pa marrë parasysh obligimet

Ajo ka stilin e vet unik të cilin duhet ta njihni.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Something new ? A little 60’s vibe on the beautiful @KrisJenner today #AndrewFitzsimonsHair @etienneortega

A post shared by Andrew Fitzsimons (@andrewfitzsimons) on

Jenner ka bartur flokë të shkurtër me vite të tëra. Mirëpo, më 2019-n ka vendosur ta ndryshojë dukjen e vet.

Që në janar stilisti i njohur Andrew Fitzsimons i ka rregulluar balluke valëzuese shkallëzuese. Ajo ishte e ngazëllyer dhe nuk u ndal vetëm në këtë.

Në rrjetin shoqëror Instagram ka publikuar fotografinë në të cilën ka flokë më të gjatë se deri tani.

– Kjo gjithësi do të mund të jetë parukë apo zgjatje flokësh, mirëpo më pëlqen se si Kris duket me flokë të gjatë. Më pëlqen se si luan me stilin, duke marrë parasysh që një stil të njëjtë flokësh ka bartur vite të tëra – ka shtuar Andrew.

Kjo pra tregon që bukuria është proces i cili vazhdimisht zhvillohet dhe kurrë nuk duhet të pushoni së eksperimentuari me stilin pa marrë parasysh moshën. Kris gjithmonë përsërit këtë fjali “Edhe e ëma duhet të ketë jetën e vet”.

Duartrokitje për Krisin e cila gjithnjë e më shumë eksperimenton me stilin e vet të flokëve dhe e cila në moshën 63-vjeçare duket perfekt!

Që kur është divorcuar nga Bruce Jenner, Kris tashmë disa vjet po argëtohet me të dashurin 25 vjet më të ri, Corey Gamble.

Mbase kjo është edhe një arsye që ajo çdo vit duket gjithnjë e më e bukur, më e re dhe më e kuruar.

Thonë që është femër e dashuruar dhe e lumtur pesë herë e bukur, gjë që me këtë shembull përfundimisht është e saktë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat