Arsyet pse nuk preferohet të bëni fitnes me grim

Life style

Arsyet pse nuk preferohet të bëni fitnes me grim

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:48
Ilustrim

Jeta në ditët e sotme është shumë intensive, ndaj shpesh të duhet të nxitosh nga shkolla në punë dhe nga puna drejt e në fitnes.

Po, të gjithave na ka ndodhur të ngjitemi në pistë e të vazhdojmë një stërvitje 45- minutëshe me fondatinë apo concealer në lëkurë.

Nisur nga çfarë thuhet e shkruhet kudo, e dimë se diçka e tillë nuk është kurrsesi e këshillueshme. Sot do të sqarojmë njëherë e mirë nëse është vërtet kaq e tmerrshme sa thuhet, të stërviturit me make up!

Në fakt PO, është! Ja pse:

“Make up- i mbulon jo vetëm sipërfaqen e lëkurës suaj, por edhe poret. Teksa jeni duke u stërvitur, prodhoni shunë djersë dhe vaji ngjitet në pore duke çuar në rritjen e baktereve.” shpjegon Yunyoung Claire Chang, dermatologe e specializuar në New York.

Rezultati? Terren fantastik për probleme me lëkurën!

Sikur të mos mjaftonte kjo, në make up- in tuaj janë grumbulluar përgjatë ditës edhe baktere nga vetë mjedisi, të cilat të bëra bashkë sjellin bllokim poresh, acarim dhe akne.

Meqë jemi këtu eja mësojmë bashkë se si ta pastrojmë lëkurën para stërvitjes, shkruan Cosmopolitan.

– Së pari shmangni xhelin larës pasi ka tendencën të përmbajë detergjentë të ashpër të cilët ju acarojnë lëkurën. (Shmangeni edhe nëse keni një lëkurë të prirë ndaj akneve).

– Së dyti përdorni diçka kremoze që nuk do të largojë vajrat natyralë të fytyrës dhe mbi të gjitha nuk do t’jua thajë atë. Përpiquni që larësi të përmbajë sa më shumë glicerinë.

– Nëse ushtroheni në natyrë mos harroni të vendosni pak SPF. Zgjidhni një krem sa më të hollë që i lë poret të ajrosen.

Por prisni, larja e fytyrës pas stërvitjes është njësoj e rëndësishme sa para saj

Përveç faktit qe djersiteni, palestrat nuk janë vendi më i pastër në planet. Meqë mesatarisht njeriu e prek fytyrën 2 mijë herë në ditë, duart tuaja gjithë baktere do të kërcënojnë ndjeshëm lëkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat