Ky është lloji i mashkullit që e meritoni – asnjëherë mos pranoni dikë tjetër

Life style

Ky është lloji i mashkullit që e meritoni – asnjëherë mos pranoni dikë tjetër

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Ju e meritoni dikë që jua din vlerën. Dikë që ju konsideron si më të mirën në çdo aspekt.

E meritoni dikë që ju zgjedh juve çdo ditë. Dikë që ju zgjedh si dashnore, por edhe si shoqe të ngushtë.

Ju e meritoni dikë që ju trajton ashtu siç e meritoni të trajtoheni – me mirësi, mëshirë, ndjenja dhe dinjitet. Dikë që ju bën të ndiheni më e bukura, më e dashuruara dhe personi më i rëndësishëm në botë.

E meritoni dikë që gjithmonë është aty për ju kur ju nevojitet. Dikë në të cilin mund të mbështetni gjithmonë për ndihmë dhe përkrahje.

E meritoni dikë që nuk i pengon t’i shpenzojë mbrëmjet e ditëve të shtune me ju duke shikuar filma dhe duke ngrënë pica. Dikë që i pëlqen të shpenzojë kohë me ju pavarësisht vendit ku jeni, pasi që prania juaj e bën të ndihet më i lumturi në botë.

Ju e meritoni dikë që jua din të gjitha të mirat e të këqijat. Dikë që e din cili është ushqimi i preferuar, kënga dhe filmi.

E meritoni dikë që nuk pret për ditëlindjen tuaj apo për ditën e Shën Valentinit që t’ju dërgojë në darkë apo t’jua blejë një buqetë me lule.

Ju e meritoni dikë që jua dhuron vëmendjen e plotë kur flisni. Dikë që është gjithmonë i interesuar për atë që thoni sepse fjalët tua kanë rëndësi për atë.

Ju e meritoni dikë që është zemërgjerë dhe i durueshëm me ju. Dikë që ju flet me respekt dhe ndjenja, edhe kur është i lodhur apo i zemëruar.

Ju e meritoni dikë që ju pranon për atë se kush jeni. Dikë që nuk ju bën ta ndryshoni veten tuaj të vërtetë. Dikë që nuk ju bën të ndiheni e turpëruar për pasiguritë apo frikat që i keni.

Ju e meritoni dikë që jua dashuron të gjitha dobësitë dhe të metat, dhe gëzohet për mënyrën se si jeni.

Ju e meritoni dikë që beson në ju. Dikë që beson në aftësitë që i keni, talentet dhe forcat. Dikë që ju inkurajon t’i ndiqni qëllimet dhe ëndrrat, pavarësisht sa jo reale mund të jenë ato për çdo person tjetër.

Ju e meritoni dikë që është krenar me ju. Dikë që i pëlqen të flet për ju kur është me miqtë dhe familjarët. Dikë që ndihet i bekuar që ju ka në jetë dhe nuk heziton ta ndajë këtë fakt me tërë botën.

Ky është lloji i personit me të cilin e meritoni të jeni. Personi që ju bën të ndiheni më e dashuruara, e mbrojtura dhe e respektuara kur ndiheni e frikësuar, e turpëruar, humbur apo e parëndësishme. Ju e meritoni personin që beson se dashuria juaj është privilegj i vërtetë dhe arsye për të cilën ia vlen të jetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat