LIERAC PARIS  - Ditëlindja e parë në Kosovë

Life style

LIERAC PARIS  - Ditëlindja e parë në Kosovë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:42
LIERAC PARIS 

Lierac Paris, brendi francez që u themelua nga dashuria e një njeriu për të bukurën, sjell në Kosovë risitë më të reja të fushës së dermokozmetikës.

Lierac Paris tash e 1 vit  gjendet në tregun e Kosovës, ku ka arritur që me efikasitet të radhitet ndër brendet më të kërkuara nga gjinia femërore, e tash investon edhe në zgjerimin e njohurive bashkë me klientët dhe ekspertët ndërkombëtare të fushës së dermokozmetikës.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga eventi që Lierac mbajti në Prishtinë dhe ndihet ende aromë feste.

Ky event bëri bashkë zonja të profileve të ndryshme publike dhe jo publike, zonja sipërmarrëse krijuese, zonja në karrierë, të fushës së artit dhe kulturës.  Disa orë të kaluara nën tingujt e muzikës franceze, kremave dhe produkteve bimore për fytyrën dhe flokët, shampanjë e arome Parisi në Prishtinë.

Një event jo vetëm për të bukurën por mbi të gjitha shpjegues dhe këshillues për kujdesin për lëkurën. Lierac ka për qëllim fuqizimin e bukurisë dhe ofron së pari produkte të shëndetshme me ekstrakte bimore, pa parabene, pa ftalate dhe pa konservante.  

Lierac përreth 40 vjet investon formulat e mjekësisë estetike në produktet e tij. Produkte të cilat janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare nga mediat e huaja si ELLE,VOGUE,MARIE CLAIRE  ETJ. Në vitin 2018 gratë në më shumë se 10 vende në botë e kanë renditur Lierac si brendin më të preferuar për kujdesin e lëkurës.

Bukuria nuk ka moshë është sllogani kryesor i Lierac Paris dhe si i tillë ky brend sjell produkte për secilën moshë dhe për çdo nevojë specifike të bukurisë dhe shëndetit estetik të gruas.

Image
Image

 

Lierac është prezent në barnatore në më shumë se 60 vende në botë.

Në Kosovë mund ta gjeni në të gjitha barnatoret, gjithashtu mund ta porositni edhe online në linqet e mëposhtme: 

https://www.facebook.com/LieracKosovo/

https://www.instagram.com/lierac_kosovo/

 
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat