Si t’i përmirësoni aftësitë analitike

Life style

Si t’i përmirësoni aftësitë analitike

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustruese

Çfarë e afron një person me suksesin është aftësia për t’u mbështetur në aftësitë analitike – jo në emocione apo dëshira – për t’i tejkaluar sfidat pavarësisht urgjencës apo kompleksitetit, transmeton Telegrafi.

Kur shihni shpallje për punë si “Analist Sistemi”, “Analist Biznesi”, “Analist i të dhënave”, etj., fjala “analist” nuk është aty vetëm për ta bërë punën të duket e mirë. Ajo fjalë gjendet aty për një arsye – puna kërkon dikë që din t’i vlerësojë dhe t’i zgjidhë problemet e thjeshta apo komplekse.

Por, si mund t’i përmirësoni aftësitë analitike?

Fillimisht duhet të keni parasysh se aftësitë analitike janë një koleksion i trajtave dhe aftësive të cilat përmes vendimeve logjike dhe racionale merren me ide, informacione dhe zgjidhje të problemeve. Lajmi i mirë është se aftësitë analitike janë vetëm aftësi – pra, mund të mësohen!

Për t’i zhvilluar aftësitë analitike, ndiqni këto këshilla.

1: Kuptojeni domethënien e aftësive analitike

Asnjëherë nuk mund të bëni diçka që nuk e kuptoni, apo jo? Hapi i parë për t’i përmirësuar aftësitë analitike është për t’i kuptuar ato se çfarë janë.

Në përgjithësi, aftësitë analitike janë aftësia për t’u marr me informacione në mënyrë deduktive dhe induktive. Por, gjithashtu mund të jetë edhe aftësia për t’i mbledhur dhe analizuar informacionet në mënyrë që ta shihni më mirë realitetin apo trendin prapa fakteve.

2: Lexoni më shumë libra

Leximi është aseti më i fuqishëm për aftësitë tona kognitive. Kur lexojmë, ne mësojmë shumë nga librat.

Shkuarja në bibliotekë apo regjistrimi në një klub leximi mund t’ju ndihmojë të lexoni më shumë. Ju gjithashtu do të angazhoheni në analizim të literaturës dhe në debat gjatë atyre takimeve.

3: Luani lojëra truri

Lojërat e trurit si Sudoku dhe fjalëkryqet mund t’ju ndihmojnë t’i zhvilloni aftësitë analitike. Por, janë edhe argëtuese.

4: Mësoni një gjë të re çdo ditë

Është emocionuese mësimi i diçkaje të re. Prandaj, përse mos ta bëni shprehi të mësoni çdo ditë diçka të re?

Shumica e njerëzve bëhen shumë pasivë pasi të diplomojnë dhe fillojnë të lexojnë vetëm kur kanë nevojë.

Por, mësimi i gjërave të reja çdo ditë vetëm sa jua forcon aftësitë analitike, andaj bëjeni shprehi këtë. Kjo mund të jetë gatim, dizajn apo edhe fotografi.

5: Shkruani ditar

Kur shkruani se çfarë ju ka ndodhur gjatë ditës, kjo ju mundëson të shihni prapë çdo gjë çfarë ka ndodhur. Shkrimi i eksperiencave ju mundëson të përqendroheni në mësimet që mund t’i nxirrni, e jo në emocione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat