Si të qëndrojnë sa më gjatë lulet në vazo: Truke të dobishme të cilat i përdorin profesionistët!

Life style

Si të qëndrojnë sa më gjatë lulet në vazo: Truke të dobishme të cilat i përdorin profesionistët!

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Dikush ju ka bërë surprizë me një buqetë shumë të bukur dhe me siguri dëshironi që lulet të qëndrojnë sa më shumë. Po ju japim disa këshilla të dobishme

Trëndafilat, karafilat dhe krizantemat duan mjaft ujë në vazo. Për tulipanë dhe lule të dhomës mjafton ta mbushësh një të tretën e vazos me ujë.

Luleve të dhomës uji u ndërrohet çdo ditë derisa tulipanëve mjafton vetëm t’u shtosh ujë.

Image

Gladiolave duhet hequr tri sythe të fundit në mënyrë që lulet të zhvillohen më shpejt. Mimozat qëndrojnë më shumë në ujë të vakët, ndërkaq fletët duhet çdo ditë të spërkatën.

Për fletët e orkidesë, kamelias dhe ciklaminit duhet kujdesur që të mos u shfaqen njolla të këqija dhe kalbja. Lulet të cilat kanë kërcell të zbrazët nga brenda, si p.sh. amarailisi, duhet shkurtuar çdo të dytën ditë.

Për të qëndruar të freskëta?

– Vendosni lulet në ujë të vakët dhe në ujë të ndenjur, assesi në ujë të ftohtë.

– Në ujë qitni pak kripë.

– Një lugë e vogël sheqer në ujë do të bëjë mrekulli.

Image

– Në vazon me ujë qitni 60ml lëng të gazuar (cilindo qoftë). Sheqeri, të cilin pijet e gazuara e përmbajnë, do t’ua zgjasin jetën luleve tuaja.

– Kërcejtë pritni në kënd të pjerrët, njomni për një çast të shkurtër në ujë të valuar dhe pastaj vendosni në vazo.

– Qitni aspirinë në ujë.

– Tulipanët do të qëndrojnë të freskët nëse në vaze qitni një lugë nisheste.

– Në fund të vazos me trëndafila dhe me lule të tjera qitni një copë tel bakri.

– Mos i vendosni lulet afër pemëve apo perimeve.

– Llaku i flokëve mund t’u ndihmojë luleve tuaja që të qëndrojmë më gjatë të freskëta. Largojeni llakun në distancë prej rreth 30 centimetrash dhe spërkatni lulet nën fletë dhe nën petale.

– Përzieni dy lugë uthull molle me dy lugë sheqer dhe tretjen qiteni në vazo me ujë, para se në të t’i vendosni lulet të cilat do t’u qëndrojnë më gjatë.

– Për të qëndruar lulet sa më gjatë dhe për t’u dukur të freskëta, është e nevojshme që rritjen dhe zhvillimin e baktereve ta reduktoni në minimum dhe t’u siguroni luleve zëvendësim të ushqimit të cilin do ta kishin pasur para se të jenë ndukur.

Në vazo me ujë shtoni disa pika vodkë, sepse alkooli do të ngadalësojë zhvillimin e baktereve dhe një lugë të vogël sheqer me të cilat do të ushqehen lulet. Ujin ndërrojani në çdo të dytën ditë, duke shtuar vodkë dhe sheqer çdo herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat