Ja çfarë ndodh me trupin e femrës në rast se ka mungesë të marrëdhënieve seksuale…

Life style

Ja çfarë ndodh me trupin e femrës në rast se ka mungesë të marrëdhënieve seksuale…

Më: 10 mars 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustruese

Është shumë e sigurt që keni dëgjuar tregimin se si femrat, të cilave “periudha e thatë” u zgjat disi më shumë, kanë edhe vagjinë më të ngushtë, ndërsa ato të cilat kanë seks të rregullt, e kanë më të gjerë.

Ekspertët thonë se kjo nuk është fare e vërtetë.

Fakti është se muskujt e vagjinës janë elastikë. Ata gjatë marrëdhënies intime zgjaten, ndërkaq pastaj kthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, ekzistojnë dy raste në jetë, kur vagjina ndërron formën dhe madhësinë për një kohë të gjatë.

Hulumtimet kanë treguar që vagjinës ndonjëherë i nevojiten edhe gjashtë muaj që të ‘marrë veten’ nga lindja, mirëpo pas kësaj periudhe kthehet në gjendjen e mëparshme.

Situata e dytë është plakja, sepse në trupin e femrës zvogëlohet niveli i hormoneve, gjë që do të thotë që muret vagjinale bëhen gjithnjë e më të hollë dhe gjithnjë e më pak elastikë.

Lajm i mirë është që tonusi i muskujve mund të përmirësohet me ushtrimet e Kegelit.

Për shkak se, nëse herën tjetër ju duket që vagjina juaj është më e ngushtë se më parë, kjo nuk ndodh për shkak të “thatësisë”, por për shkak që nuk jeni relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm. E gjithë ajo që ju duhet është edhe pak më shumë nxehmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat