Truku më i mirë për t’ua shtuar vëllimin e flokëve

Life style

Truku më i mirë për t’ua shtuar vëllimin e flokëve

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:47
Ilustrim

Ky truk merr kohë vetëm pak minuta dhe kërkon vetëm një produkt.

Megjithëse jemi mësuar që rutina jonë e dushit të përfshijë së pari larjen me shampon pastaj me zbutës, duket se ka ardhur koha për ta ndryshuar këtë.

Të themi më mirë, stilistët e flokëve janë duke sugjeruar se përdorimi i zbutësit të flokëve para shamponit është renditja e duhur për t’i pasur flokët sa më të shëndetshme dhe më të mira.

Zbutësi i flokëve i furnizon ato me lagështinë e duhur, por e bën më të vështirë mbajtjen e vëllimit.

Sidoqoftë, nëse fillimisht i trajtoni flokët me zbutës dhe pastaj i lani me shampon, flokët do të vazhdojnë të ushqehen, por pa mbetjet e zbutësit, të cilët zakonisht janë shkaktarët se përse keni flokë të yndyrshëm.

Të njëjtën procedurë mund ta aplikoni edhe nëse përdorni maskë në vend të zbutësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat