Shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Life style

Shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:21
Foto ilustruese

Personat me shenjën e horoskopit Akrepi janë shumë intensivë dhe jetojnë një jetë të ndezur. Ndodh që kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar, lëndohemi. E nëse kjo e fundit ndodh, duhet të kujtojmë që “Akrepi” është shenja që e merr veten shpejt nga çdo situatë e pakëndshme. Ata janë “luftëtarët” e Zodiakut dhe qëllimi i tyre në jetë është të jenë triumfues në të gjitha fushat e jetës.

Ndryshe cilësohen si të uritur për pushtet, por për t’u ndjerë të lumtur në të gjitha aspektet e jetës, duhet të dinë të vendosin midis dashurisë për pushtet dhe vetë dashurisë në kuptimin e parë. Inteligjenca është një tipar përbërës dhe i rëndësishëm i personalitetit. Ajo na ofron mbrojtje, komfort dhe siguri. Shenjat më inteligjente për sa i përket inteligjencës analitike dhe asaj precetuese janë:

Analitke – Ujori Perceptuese – Akrepi (Akrepi është shenja e cila nuk mashtrohet lehtë.) Por çdo shenjë është inteligjentë në aspekte të ndryshme. Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) kanë inteligjencë intuitive. Ata shohin mundësit dhe rrezikojnë. Shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) kanë inteligjencë praktike, që nga balancimi i parave dhe deri te zgjidhja e problemeve në ambjetin e punës. Këto shenja bëjnë para.

Shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) kanë inteligjencë praktike dhe janë idealist. Këto shenja jane plot ide dhe krijojnë shumë lidhje me njerëzit. Socializimi iu mundëson atyre stimulimin e ideve. Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) kanë inteligjencë perceptuese. Ata arrijnë të kuptojnë motivimin dhe ndjenjat tuaja. Në horoskopin kinez, uji lidhet me inteligjencën. Shenjat e ujit janë të lidhura me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat