Maska për flokët që mund t’i “gatuani” në kuzhinën tuaj

Life style

Maska për flokët që mund t’i “gatuani” në kuzhinën tuaj

Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:02
Ilustrim
Vajra esenciale, fruta, perime, dhe ushqime të tjera të pasura me proteina të mbushura me vitamina dhe minerale janë ideale për të ushqyer flokët tuaj.
 
Më poshtë, do të gjeni përbërësit për çdo lloj flokësh dhe problemet specifike që keni:
 
Banane, vaj ulliri dhe mjaltë:
Në vend që t’i hidhni bananet e prishura mund ti përdorni ato për flokët tuaj, për të bërë një maskë të thjeshtë, por super ushqyese për flokët e thatë. Bananet janë të pasura me kalium dhe përmirësojnë flokët duke e bërë rrënjën të butë dhe të shkëlqyeshme.
 
Vaji i ulliri është i pasur me acide yndyrore, e cili ndihmon për të depërtuar lehtë në fijet e flokëve dhe siguron një shtresë lagështie për flokët e thatë. Ndërsa mjalti jo vetëm që shërben për të reduktuar këputjen e flokëve, por edhe shton përsëri shkëlqimin tuaj që mund të ketë humbur për shkak të motit të ftohtën në dimër.
 
Aloe Vera, vaj ulliri dhe ricini (ose ndonjë vaj esencial sipas zgjedhjes suaj):
Stilimi i flokëve mund të jetë i bezdisshëm sidomos kur ato duken të pajetë dhe të thatë dhe asnjë nga produktet që ju keni përdorur nuk ka funksionuar. Lyerja e flokëve me aloe vera duket se rrit lagështinë dhe pastron kokën.
 
Kos, një vezë dhe mjaltë:
Priyanka Chopra ka flokë të mrekullueshëm, të ndritshme, kështu që kur ajo ofron sekretet e saj të flokëve DIY, duhet ta dëgjoni. Aktorja indiane u rrit duke përdorur shumë mjete të domosdoshme për të trajtuar lëkurën, flokët dhe trupin e saj, duke përfshirë edhe këtë recetë super të thjeshtë, tre përbërëse që luftojnë problemin e skalpit të irrituar.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat