Me ndihmën e këtij truku të thjeshtë do të eliminoni të gjitha njollat nga rrobat

Life style

Me ndihmën e këtij truku të thjeshtë do të eliminoni të gjitha njollat nga rrobat

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:15
Pamje nga video

Ky artikull ushqimor pastron njollat më të mëdha nga domatet, të gjithë e keni në kuzhinë!

Sa herë ju ka ndodhur që të ndotni këmishën gjatë drekës me ushqim? Atëherë përpiqeni në të gjitha mënyrat t’i eliminoni njollat, mirëpo nuk ju shkon për dore.

Disa njolla dinë të jenë aq të papërshtatshme sa që edhe pas disa larjeve nuk mund t’i eliminoni. Mirëpo, tani do t’jua lehtësojmë mundimet.

Njollat nga salca e domateve dhe çokollata dinë t’ju mundojnë, sepse janë aq të papërshtatshme sa që është e pamundur t’i eliminon nga rrobat.

Mirëpo, një artikull ju del në ndihmë! Hapeni frigoriferin, merrni qumështin dhe zgjidhni telashet me njollat në çast.

Veprimi:

• Pjesën e rrobës së njollosur futeni në një enë dhe sipër saj qitni qumësht në atë mënyrë që pjesa me njollë të qëndrojë e zhytur, ndërkaq pjesa tjetër jo.
• Pas një ore nxirreni dhe pa e shtrydhur futeni në rrobalarëse.
• Lajeni siç e keni larë zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat