Si të largoheni nga një partner toksik, pavarësisht se e dashuroni atë

Life style

Si të largoheni nga një partner toksik, pavarësisht se e dashuroni atë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Të gjithë e dimë se qëndrimi me një partner toksik është një rrugë e sigurt drejt mjerimit e vuajtjeve, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë të largohesh nga një lidhje e tillë.

Nëse jeni e dashuruar me dikë, instinkti juaj i parë do të jetë t’ia falni kur ju lëndon dhe të shpresoni se gjërat do të përmirësohen.

Koka mund të jetë duke ju thënë të largoheni, por zemra dëshiron që të qëndroni ende në lidhje.

Përse dashuria është e verbër?

Ndoshta keni rënë në dashuri me dikë që në fillim është paraqitur zemërgjerë e kujdesshëm, por pastaj ka rezultuar të jetë abuziv dhe toksik. Nuk jeni e vetmja që e keni përjetuar këtë.

Provoni të ngushëlloheni pak me faktin se shumica e femrave kanë pasur lidhje të pashëndetshme dhe se mund të mësoni nga gabimet e tyre. Nuk ka ndonjë manual me instruksione kur është fjala për dashurinë; të gjithë bëjmë gabime.

Joshja është proces misterioz. Mund ta vëreni se dikush është i dëmshëm për ju, dhe prapëseprapë të josheni nga ai. Shoqet mund t’ju kenë paralajmëruar për të, por prapë diçka ju nxitë ta krijoni një lidhje me atë person.

Ndonjëherë është e pamundur të kuptohet se çfarë i bashkon dy njerëz, dhe duhet ta pranoni faktin se këtë mund të mos e kuptoni kurrë. Mos e torturoni veten për faktin se jeni dashuruar me personin e gabuar.

Përse është e vështirë të largoheni nga një person i gabuar?

Ndoshta partneri ka qenë sharmant në fillim të lidhjes dhe ju ka bërë të ndiheni si personi më me fat në botë. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa rënia në dashuri.

Por, në fillim të romancës, ne kemi tendenca t’i harrojmë shenjat e hershme paralajmëruese, siç janë xhelozia apo temperamenti i shpejtë.

Kur të përfundon faza e fillimit të lidhjes, dy personat fillojnë t’i shfaqin personalitetet e vërteta. Në një lidhje të mirë, ata fillojnë ta vlerësoni njëri-tjetrin më shumë. Në lidhjet toksike, fillojnë të shfaqen në sipërfaqe sjelljet shkatërruese dhe trajtat e këqija.

Ju mund ta zbuloni këtë kur partneri më nuk përpiqet të lë përshtypje të mira te ju, bëhet më abuziv nuk ju jep privatësi, etj.

Fatkeqësisht, zakonisht merr kohë vetëm pak muaj – në disa raste, disa javë – për t’u lidhur shumë emocionalisht me dikë. Kjo nënkupton se largimi nga ai person nuk është gjë e thjeshtë, edhe kur e dini se është duke ju trajtuar keq.

Kuptojeni se është dikush tjetër shumë më i mirë që po ju pret

Për ta liruar veten nga lidhja, ju duhet ta kuptoni se sa është duke ju kushtuar qëndrimi në lidhje të tillë. Krijimi i një perspektive të re mund t’jua jep forcën për ta kuptuar se është koha të merrni vendime të rëndësishme.

Duke qëndruar me një partner toksik, ju jeni duke ia pamundësuar vetes gjetjen e një lidhje të shëndetshme dhe një dashurie domethënëse. Ju duhet të besoni se bota është e mbushur me njerëz që mund t’ju ofrojnë shumë më shumë sesa një lidhje të pakënaqshme e me plotë mërzi.

Po, përfundimi i lidhjes është i vështirë, por ta bllokoni vet lumturinë tuaj është tragjedi më e madhe.

Pranojeni faktin se partneri nuk do të ndryshojë

Është e vërtetë e hidhur që duhet përtypur, por duhet ta pranoni – ju nuk keni llogari të vazhdoni lidhjen me një person toksik me shpresën se do të ndryshojë.

Po, njerëzit mund të ndryshojnë, por këtë duhet ta bëjnë vet. Ju nuk mund ta detyroni atë të bëhet person më i mirë, të ndalojë abuzimet, etj.

Pranojeni dhimbjen

Siç e dimë të gjithë, jeta nuk është gjë e lehtë. Të gjithë duhet të përjetojmë dhimbje dhe vuajtje, dhe ka pak gjëra më të mërzitshme sesa një ndarje traumatike. Juve do t’ju nevojitet kohë ta procesioni fundin e lidhjes, dhe kjo është plotësisht në rregull.

Miqtë e mirë mund t’ju ndihmojnë ta tejkaloni më lehtë ndarjen dhe, derisa ta gjeni dikë të ri, ju duhet të përqendroheni në zhvillimin personal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat