Mosha kur femrat fillojnë të bëhen si nënat e tyre

Life style

Mosha kur femrat fillojnë të bëhen si nënat e tyre

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:34
Hulumtimet e reja sugjerojnë se femrat fillojnë të bëhen si nënat e tyre qysh prej moshës 33-vjeçare.

Me shumë gjasë keni thënë se kjo nuk do t’ju ndodh juve asnjëherë – por, për shumicën e femrave, shndërrimi në nënën e tyre është i pashmangshëm.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se femrat fillojnë të bëhen si nënat e tyre qysh prej moshës 33-vjeçare.

Më shumë se gjysma e femrave (52%) të anketuara kanë thënë se kishin ndaluar së kundërshtuari nënën dhe në vend të kësaj kishin filluar t’i imitonin gjestet e tyre qysh prej viteve të hershme të 30’tave.

36% e femrave që kanë marrë pjesë në anketim kanë thënë se kanë filluar t’i vërejnë ngjashmëritë me nënën e tyre kur vet janë bërë nëna.

16% kanë deklaruar se shikimi i të njëjtave serive kishte qenë shenjë se ato kishin filluar të “shndërroheshin” në nënën e tyre.

Ndërkaq 11% kanë thënë se janë frikësuar kur e kanë dëgjuar veten duke i përsëritur të njëjtat thënie sikurse kishin bërë nënat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat