Ata që flejnë herët kanë jetë më të mirë seksuale

Life style

Ata që flejnë herët kanë jetë më të mirë seksuale

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Nëse jeni energjik, keni vetëbesim, ju pëlqen gatimi dhe besoni në dashuri në shikim të parë, atëherë me shumë gjasa jeni person që zgjoheni herët nga gjumi.

Një studim i ri i ka analizuar shprehitë e gjumit dhe ka arritur të nxjerrë disa teori mjaft interesante.

Sipas anketimit, i cili është kryer nga “OnePoll”, ata që zgjohen dhe flenë herët raportojnë për jetë më të mirë seksuale.

Anketimi me 2,000 amerikanë gjithashtu ka treguar se ata që zgjohen herët bëjnë më shpesh seks.

Përveç jetës seksuale, anketimi ka zbuluar se si shprehitë e gjumit ndikojnë edhe në personalitetet tona.

P.sh. ata që rrinë zgjuar shumë vonë janë më të turpshëm dhe sarkastik, e gjithashtu edhe më të prirë të jenë beqarë.

Në anën tjetër, ata që flenë herët janë më të prirë të martohen dhe të kenë fëmijë.

Këto janë disa prej trajtave që i kanë personat që priren të flenë dhe zgjohen më herët:

– I bëjnë shtatë orë gjumi brenda nate

– Bëjnë seks tri herë në javë; janë gjithashtu më të prirë të martohen

– Janë më të prirë të punojnë në zyre

– Më të prirë ta përdorni Facebook-un

– Më të prirë të bëjnë gjumë më të mirë

– E përshkruajnë veten si të pastër, me vetëbesim, energjik, miqësor, të lumtur, të organizuar, etj

– Për hobi u pëlqen gatimi, ecja/hiking-u, fitnesi

– Janë më të prirë të besojnë në dashuri në shikim të parë

Këto janë disa prej trajtave që i kanë personat që priren të flejnë vonë:

– I bëjnë gjashtë orë gjumë brenda nate

– Bëjnë seks dy herë në javë; janë më të prirë të jenë beqarë

– Janë më pak të prirë të punojnë në zyre, dhe e përdorin Instagram-in më shumë

– Kanë më shumë probleme me gjumë

– E përshkruajnë veten si perfeksionist, sarkastik dhe të turpshëm

– Hobi e kanë leximin

– Zakonisht flejnë në ora 2:55 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat