Cilat sekrete meshkujt ua zbulojnë të dashurës?

Life style

Cilat sekrete meshkujt ua zbulojnë të dashurës?

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Ndonjëherë mashkulli nuk dëshiron të bisedojë me askënd për tema të caktuara. Mirëpo, ekzistojnë gjëra të cilat partneri mund t’i tregojë, por vetëm nëse e dashura e tij e pyet për to.

Dëshiron t’ju përqafojë fort

Njeriu i dashuruar është i gatshëm të prek të dashurën e vet çdo ditë. Personi juaj i dashur kurrë nuk ka thënë se është mirë të flejë në përqafimin tuaj? Bëjani këtë pyetje. Përgjigjja do t’ju befasojë.

Do të frikësohet në mos do t’ju humbasë

Më së shpeshti meshkujt përpiqen të fshehin nga më të dashurit faktin që edhe ata mund të jenë të frikësuar. Ai ndoshta nuk flet drejtpërdrejt për këtë, mirëpo në të vërtetë frikësohet që do ta braktisni. Përpiquni që disi ta pyesni si ai e imagjinon jetën pa ju.

Nevoja për përkrahje emocionale

Mashkulli do të përpiqet të bëjë çdo gjë në mënyrë që të mos tregojë që i është e nevojshme ndihma. Kur do ta njihni partnerin tuaj mjaft mirë, do të mësoni të ndieni pa fjalë kur duhet ta përkrahni. Mirëpo më mirë është ta pyesni drejtpërdrejt.

Fantazitë seksuale

Seksualiteti shpesh gërshetohet me fajin dhe turpin. Edhe dëshirat e fshehura partneri juaj mund t’i fshehë pas shtatë drynash. Përpiquni ta pyesni për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat