Dilema e 38-vjeçarit: Seksi me kolegen 15 vite më të re po më bën të lë gruan dhe fëmijët

Life style

Dilema e 38-vjeçarit: Seksi me kolegen 15 vite më të re po më bën të lë gruan dhe fëmijët

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:49
Ilustrim

Kam një lidhje të nxehtë me një kolege të re te puna. Seksi me të është i bukur, por tani më duhet të zgjedh mes asaj dhe gruas sime.

Kjo është letra e një 38-vjeçari dërguar psikologes të “The Sun”:

Kam 14 vite i martuar dhe kam dy vajza të dashura që janë 16 dhe 13 vjeç. Gruaja ime është 40 vjeçe. Besoj se ajo më do, por nuk e shpreh shumë.

Kemi patur disa vite pak stresuese. E vetmja mënyrë për të blerë shtëpinë tonë ishte që të shkonim të jetonim me prindërit e mi, në mënyrë që të mos paguanim qira.

Unë dhe gruaja nuk kemi pasur shumë privatësi, kështu që jeta jonë seksuale është pak e shumë e thatë. Së fundmi aty ku punoj unë, ka nisur punë një vajzë që është 15 vjeç më e re se unë.

Pa kaluar shumë kohë që njiheshim, filluam që të komunikonim nëpërmjet mesazheve. Ndanim me njëri-tjetrin të gjitha mendimet tona. Më tregon se i dashuri e ka lënë atë për shoqen e ngushtë.

Ndërsa unë i tregova se martesa ime nuk po shkonte mirë dhe duket shumë e ftova për drekë. Atë ditë nuk u rikthyem më në punë. Shkuam në një hotel dhe bëmë seks. Ishte shumë bukur.

Lidhja jonë zgjati plot tre muaj të bukur derisa bashkëshortja ime e zbuloi lidhjen jashtëmartesore. Nuk kam qenë i zoti asnjëherë në thënien e gënjeshtrave, kështu që përfundova duke treguar të vërtetën.

Gruaja më tha të zgjidhja mes saj dhe të dashurës, e çfarë mund të bëja? Zgjodha gruan dhe jetën me 2 vajzat e mia të mrekullueshme. I thashë ime shoqe që të mos u tregonte gjë prindërve të mi, e të kalonim pas disa kohësh te shtëpia jonë e re.

Kolegia u largua për pak kohë nga puna, por është kthyer sërish. Tani dua të jem sërish me të. E dua gruan time, por nuk jam i dashuruar me të. Nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Të jetuarit me prindërit dhe puna e madhe që ke patur për marrjen e një shtëpie të re, ka ndikuar shumë në marrëdhënien tuaj me gruan. Por ti je në kohën e duhur që t’i rregullosh gjërat.

Shmange vajzën e re te puna dhe je i vendosur që nuk do ta tradhtosh më bashkëshorten. Gruaja mund të jetë lënduar nga ajo që ke bërë, kështu që fol me të që ta dërgoni martesën tuaj në një tjetër nivel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat